Pasionit për armët e zjarrit nuk mund t’i shpëtojnë as politikanët. Disa prej deputetëve në vitet më parë qarkullonin me armë zjarri madje i kanë marrë dhe në Kuvend si ishte rasti i plagosjes së Azem Hajdarit nga Gafur Mazreku. Fotoja e famshme e Luan Ramës i ciki shfaqej me Fatos Nanon dukë bërë qitje. Por dhe rasti i deputeti Gent Strazimiri i ciki u shfaq me armë në brez në protestën që u mbajt kohë më parë për pengimin e ndërtimit të këndit të lojërave në kodrat e liqenit artificial në kryeqytet.
Këtë herë më armë zjarri është shfaqur ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Flamur Çelaj i cili ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video me armë në dorë.
Çelaj ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” ku tregon pasionin e tij për sportin e qitjes.
Bashkëngjitur me postimet që ish-deputeti ka bërë shkruan: “Dita e fushës së qitjes”.
Akoma nuk dimë nëse është vërtet një pasion i Çelajt, apo një mesazh i koduar ndaj kundërshtarëve.
A lejohen që këto video të publikohen në rrjete sociale? A duhet nisur hetimet për nxitje dhune?
Këtë e kanë në dorë organet e drejtësisë.