Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Pas Skënderbeut, UEFA i “përvishet” FSHF-së: Ja abuzimi që është bërë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

UEFA duket se nuk është ndalur me dënimin e Skënderbeut sa i përket hetimeve për futbollin në Shqipëri. Vetëm pak ditë më parë ata kanë dënuar edhe ekipin e Tiranës ku nuk kanë dhënë “ok” që klubi bardheblu të marrë shpërblimin përkatës për pjesëmarrjen turet e kompeticioneve europiane. Kjo për arsye se klubi nuk kishte dokumentacion të rregullt, pra ishte paraqitur me dokumente të falsifikuara pasi kishte borxhe ndaj palëve të treta.

Por si i siguroi Tirana këto dokumente? FSHF ka abuzuar sistematikisht me licencat që u ka dhënë klubeve për pjesëmarrjen në kompeticionet ndërkombëtare, duke lejuar skuadra si në rastin e Tiranës që të kualifikohen për pjesëmarrjen në turne edhe kur kanë borxhe të shumta ndaj palëve të treta.

UEFA ka zbuluar mashtrimet në dokumentacion pas një hetimi të kryer për sezonin 2016-2017, duke i hequr si masë ndëshkimore FSHF-së të drejtën e licencimit të klubeve për një edicion, si dhe duke i ndalur fonde që ajo duhej të përfitonte nga projekti Hattrick, duke sjellë kësisoj edhe dëm ekonomik për futbollin shqiptar.

Kuptohet që nga institucioni i futbollit gjithçka ka kaluar në heshtje të plotë, por vetë UEFA ka bërë publike gjithçka në raportin e saj rreth punës që kanë kryer organet e kontrollit ekonomik të institucionit që drejton futbollin në kontinent në vitet 2015-2017.UEFA ka treguar se në sezonin 2016-2017, grupi hetimor i CBFC (Organi i Kontrollit Financiar të Klubeve) ka audituar Shqipërinë dhe ka zbuluar shkelje të rënda nga personat e caktuar si licencues nga FSHF.

“Licencuesit iu bë e ditur nga organi hetimor i CFCB se procedurat e tij të vlerësimit nuk ishin plotësisht në linjë me rregulloret e Licencimit të Klubeve dhe Fair Play Financiar. Licencuesit iu kërkua që të ndërmerrte masa korrektuese për të përmirësuar dokumentacionin e kërkuar të licencimit në mënyrë që të jepte licencat e nevojshme për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s për edicionin 2017/18.

Në mënyrë më specifike, licencuesit iu kërkua që të implementonte një listë me veprime specifike korrektuese në lidhje me vlerësimin e detyrimeve të vonuara ndaj klubeve të tjera, ndaj punonjësve dhe dhe autoriteteve sociale/taksuese. Për më tepër, licencuesit iu kërkua të jepte udhëzime në lidhje me përgatitjen e bilanceve financiare në mënyrë që të ndihmonte klubet anëtare që të përshtateshin me kërkesat minimale”, shkruhet në këtë raport, ku tregohet gjithashtu se vende si Maqedonia, Kazakistani e Gjeorgjia kishin aplikuar me rregullsi të plotë rregulloret e UEFA-s.Por FSHF nuk shpëton vetëm me një “tërheqje veshi”. UEFA ka udhëzuar Société Générale de Surveillance (SGS), një organ plotësisht i pavarur, që të vlerësojë punën e çdo Federate dhe administratës së saj. SGS ka ngelur në klasë administratën e FSHF-së, duke i hequr të drejtën që për një vit të licencojë klubet shqiptare në Kupat e Europës, duke ia kaluar dokumentacionin ekspertëve të një Federate tjetër, si dhe i ka hequr si masë ndëshkimore edhe një shumë të caktuar nga të ardhurat që futbolli shqiptar do të përfitonte nga projekti Hattrick.

“Certifikimi nuk iu dha licencuesve për një nga dy sezonet e audituara si rezultat i mospërputhjes me Standardet e Cilësisë së Licencimit të Klubeve UEFA, sidomos në lidhje me pavarësinë, përbërjen dhe procedurat e organeve vendimmarrëse”, shkruante audituesi i pavarur i cilësisë për FSHF-në dhe homologet e saj në Bullgari e Greqi.

Me pak fjalë, licencuesit ndiqnin urdhrat dhe nuk vepronin në bazë të rregulloreve që duhej të ndiqnin, një denoncim i hapur i UEFA-s për mënyrën se si drejtohet dhe funksionon Federata Shqiptare e Futbollit dhe organet e saj. (Vipsport)

Tags: “përvishet”AbuzimibërëështëFSHF-sëSkenderbeutuefa

TË LIDHURA

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Sport

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026
Next Post

Negociatat/Mustafaj: Vizita e Ramës në Gjermani është nul

Flet për herë të parë arbitri Oliver: Ja çfarë ndodhi pas asaj nate të çuditshme

Negociatat/Merkel lë sërish me gisht në gojë Ramën (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com