Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka bërë një gafë gjatë një konference për mediat, duke u deklaruar si ministër i Drejtësisë.
“Unë si ministër i Drejtësisë, kam krijuar një grup ekspertësh nga fushat specifike…”, dëgjohet të thotë ministri Zemaj për mediat.
Kujtojmë se ministër i Drejtësisë në Kosovë është Selim Selimi.
Situata nga koronavirusi në Kosovë vijon të jetë e rëndë, teksa aktualisht në Qendrën e Klinikës Universitare janë duke u trajtuar 140 pacientë.
QKUK ka njoftuar se 106 raste janë në Klinikën Infektive, ndërsa në Mjekimin Intensiv në këtë klinikë janë katër raste, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.