E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Përfundon mbledhja/ Dështon sërish takimi i Ramës me opozitën parlamentare

Ka përfunduar pak më parë takimi mes kryeministrit Rama dhe opozitës parlamentare.

Takimi ka zgjatur rreth 1 orë e 20 minuta ndërsa në fokus ishte votimi i reformës zgjedhore në Kuvend. Pas takimit, deputetja Rudina Hajdari tha se nuk u mor asnjë vendim.

Në një prononcim për mediat, Hajdari theksoi se opozita nuk tërhiqet nga kërkesa për listat e hapura. Në fund ajo deklaroi se opozita nuk do ta votojë për miratimin e reformës zgjedhore.

“I bëmë kërkesën Ramës për listat e hapura, nuk tërhiqemi. E ka marrë përsipër këtë betejë deri në fund dhe s’ka tërheqje, qoftë nga presioni nga të huajt ne nuk do të tërhiqemi nga kjo kërkesë, sepse listat e hapura janë të dobishme. Kjo kërkesë në fakt vjen në mënyrë, në kohë të vështirë por është e nevojshme që mos mbetemi në vend numëro, dhe të kemi zgjedhje me standarde me demokraci funksionale. Ta bëjmë realiteti. Duhet ta realizojmë. Nëse Rama shkon me opozitën jashtëparlamentare I kthen kurrizin shqiptarëve. Nëse Rama ndejk rrugën institucionale atëhere po i bën nder. Ne i shtruam kërkesat tona, si radhën e parë, dhe ka një presion sepse marrëveshja që është bërë mes partive në tryezë është marrëveshje që i shërbeu integrimit të Shqipërisë, dhe riktheu PD dhe LSI në tryezë. Nuk është marrëveshje e plotë. Duhet patjetër të kemi mbështetjen e qytetarëve, dhe ne sot kemi dhe kontrollin e parlamentit pasi Rama nuk ka votat. Nuk tërhiqemi dhe do i kushtëzojmë. Pa Listat të Hapura, pa ndryshime kushtetuese, nuk ka shans që ne të votojmë gjë. Zoti Rama mund të flasi vetë, dhe mund të jetë në gjendje. Nuk u vendos gjë, por u bë e qartë çfarë do të ndodhë. Ne do këmbëngulim”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...