Kosovare Asllani është një futbolliste me orgjinë shqiptare, me pasaportë suedeze, por që luan me skuadrën spanjolle të Realit të Madridit, duke zhvilluar paraqitje tepër pozitive.
Asllani po ndihmon ekipin e saj në arritjen e objektivave, por në ndeshjen e fundit kundër Eibarit, sulmuesja shënoi dy gola në fitoren 3-1, duke shkuar në kuotën e shtatë golave këtë edicion për Realin.
Ajo është golashënuesja më e mirë në La Ligën spanjolle të femrave. 31-vjeçarja para se t’i bashkohet Real Madridit, më parë ka luajtur edhe për skuadra të tjera, të njohura si Linkopings, Chicago Red Stars, Kristianstads, PSG dhe Mançester Siti.