E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Gati vaksina kundër koronavirusit, por sa e sigurt është? Ja ç’thotë eksperti

Zbulimi i një vaksine, ka ndezur shpresën në këto kohë kovidiane. Një deklaratë e kompanisë amerikane Pfizer dhe asaj gjermane BioNTech, të cilët janë edhe zhvilluesit e kësaj vaksine, bënë me dije se vaksina e tyre është e para që mund të parandalojë infektimin për mbi 90% e personave të cilët kanë kontakt me virusin.

Janë me dhjetëra vaksina që kanë arritur fazat finale të testimit, por kjo është e para që tregon rezultate. Kjo vaksinë është testuar në 43.500 njerëz në gjashtë vende, dhe thuhet se nuk ka shqetësime për sigurinë.

Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratimin emergjent të vaksinës në fund të muajit. Ajo përdor një qasje plotësisht eksperimentale, që përfshin injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit për të trajnuar sistemin imunitar. Vaksina është testuar në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Brazil, Argjentinë, Afrikë të Jugut dhe Turqi.

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, tha në “Wake Up” në Top Channel, se ka dyshime të pabazuara mbi efikasitetin 90 për qind të vaksinës së Covid-19.

Por, Dasho thekson se serioziteti i kompanive nuk lë vend për të dyshuar, duke shtuar se ky është një lajm shumë i mirë për mbarë botën.

“Ka qenë fati i mirë që drejtuesi i firmën BioNTech, doktor Sahin është një nga kërkuesit më avangardë këtu në Gjermani dhe ka pasur shpeshherë ide inovative. Në sajë të gjenialitetit të doktor Sahin dhe për shkencë dhe për biznes, e kuptoi se i njëjti mekanizëm mund të përdorej për të krijuar në kohë rekord vaksinën e Covid-19. Te 90% efikasitet kam dyshimet e mia, por dyshime që nuk janë të bazuara, sepse nuk kam parë asnjë nga kërkimet. Do të ishte më të vërtetë një mrekulli nëse vaksina do të ofronte mbrojtje 90 për qind dhe uroj të jetë kështu. Natyrisht që serioziteti i kompanive nuk lë vend për të dyshuar. Është një lajm jashtëzakonisht i mirë”, u shpreh Dasho.

Lexo edhe :   NATO e konsideron Kinën si rrezik për sigurinë
Lexo edhe :   Përfundon takimi Biden-Putin, zgjati shumë më pak nga sa parashikohej

Kujtojmë këtu se lidhur me këtë lajm kanë reaguar Donald Trump dhe Joe Biden. Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, përshëndeti dje lajmin, megjithatë paralajmëroi se përpara është akoma një betejë e gjatë. Edhe Trump e ka mirëpritur deklaratën e kompanive krijuese të vaksinës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...