Pas njoftimeve të pakonfirmuara se te 6 shtetasit turq të arrestuar në Kosovë, nuk janë depërtuar në Turqi, familjarët kanë pritur me orë të tëra para aeroportit ndërkombëtare.
Familjarët dyshojnë se ata janë në ndërtesën e vjetër të aeroportit.
Policia e Kosovës, përmes një komunikate dërguar Radios Evropa e Lirë, thotë se “qytetarët turq, të cilëve u është revokuar leja e qëndrimit në Kosovë, janë larguar me aeroplan nga Aeroporti i Prishtinës në ora 11:05 minuta të datës 29.03.2018”, raporton rel.
Megjithëse informacionet janë ts mjegulla dhe ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur me shtetasit turq. Mirëpo, lajmi.net ka siguruar pamje ku të arrestuarit shihet tek sa lënë Kosovën. Ata kalojnë nga pjesa e zonës VIP e Aeroportit të Prishtinës për të kaluar më pas tek aeroplani i Inteligjencës turke ku po i priste në pistë.
Te arrestuarit shihen që kanë të shoqëruar nga policia e Kosovës dhe se kanë kaluar ne zonën ‘VIP’.
Nga ana tjetër mediat turke konfirmojnë se të arrestuarit se të depërtuarit tash janë duke u marr në pyetje nga prokuroria turke.
Pas insistimit të familjarëve mbrëmë Aeroporti i Prishtinës u kontrollua nga EULEX-i për të vërtetuar se a janë depërtuar nga Kosova gjashtë shtetasit turq të arrestuar mëngjesin e së enjtes
Përveç kësaj krerët e institucioneve shtetërore, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nuk kanë qenë në dijeni se çfarë ka ndodhur konkretisht me të arrestuar, së paku kështu janë deklaruar para familjarëve (ku i priti në takim kryeministri Haradinaj) dhe para mediave.
Pas këtij ‘skandali’, kryeministri Haradinaj ka shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn dhe Drejtorin e Agjencisë se Inteligjencës së Kosovës, Drilon Gashin.
Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.