Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Video e rrallë para 30 viteve, konkursi që bëri të famshëm Luan Ramën

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka publikuar videon e rrallë para 30 viteve ku ka qenë mjaft i njohur në konkursin e RTSH  “Letërsia dhe reflekset e saj”. Rama ka spikatur që atëherë në atë konkurs dhe shumëkush e thërriste “Luani i Konkursit”.

Videoja ia vlen të ndiqet edhe sot.

KOMENTI I LUAN RAMËS:

“Një surprizë e bukur pas 30 vitesh:

Konkursi që më bëri të njohur dhe shikuesit e shumtë në të gjithë Shqipërinë, që më thërrisnin “Luani i konkursit”.

Në 13 javë, prej fillimmarsit e deri në mes të majit 1989, çdo të premte në mbrëmje, prej orës 19:00 deri në orën 20:00 kur duhej të niste të trasmetohej “Revista Televizive” që ishte edicioni kryesor i lajmeve, të gjithë mblidheshin e “lidheshin” para ekranit, për të ndjekur konkursin “Letërsia dhe reflekset e saj”, duke mbartur e përjetuar emocionet, por edhe ankthin e garës, shoqëruar me pyetjet-dilemë: “Kush do të fitojë?”, “A do të fitojë prapë Luani edhe sonte apo do të dalë ndonjë që t’a mundë?…”.

Dëshira dhe pasioni i një ekipi krijuesish novatorë në ish-redaksinë e rinisë, me pretendime profesionale, të përkushtuar dhe me qasje moderne, bënë të mundur realizimin e atij spektakli televiziv, që ishte një risi e bukur për të tejkaluar klishetë e kohës dhe që bashkë me konkurentët në garë, ia dolën të realizonin një nga emisionet më të ndjekur në atë periudhë, në televizionin e vetëm të Shqipërisë (rtsh).

Kam fatin të kem të regjistruar vetëm njërën nga puntatat e atij konkursi, të trembëdhjetën, që ishte edhe nata finale, e cila u zhvillua e konceptuar si spektakël në sallën e koncerteve të Akademisë së Arteve.

Ndaj 30 vjet më pas nga ajo kohë, vendosa ta publikoj në YouTube, për të ndarë me të gjithë shikuesit e interesuar, nostalgjinë, emocionet dhe kënaqësinë e atij konkursi që u bë aq i pëlqyer prej shumëkujt, pasi ishte një ngjarje e bukur televizive dhe artistike.

Për mua mbetet kujtimi më i bukur, ngjarja e jetës që më bëri të njohur në të gjithë Shqipërinë, aq sa të gjithë më quanin “Luani i konkursit…”. E madje, shumë syresh, vazhdojnë e më drejtohen në të njejtën mënyrë.

Ndërkaq, duke e publikuar, dua të falenderoj me shumë mirënjohje të gjithë ata që punuan dhe e realizuan atë konkurs, në të cilin u ftuan të marrin pjesë studentë nga më të mirët e shkollave të larta që kishte Shqipëria ( unë përfaqësoja Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës); Gëzim Gjyrezin dhe Jani Tanen, Ingrid Simon, Iliri Yzeirin, prezantuesit Mira Bedalli dhe Adi Krasta, drejtorin e grupit Arben Tafili si edhe të gjithë konkurentët pjesmarrës, prej të parit, Adrian Metohu e deri tek të fundit, Sonila Pali dhe Altin Dilaveri. Pa harruar natyrisht edhe Evën, shoqen dhe fqinjen time të mirë që e pati regjistruar dhe duke e ruajtur, më dha mundësinë ta kem e ta ndaj edhe me ju.

Duke ju kërkuar ndjesë për cilësinë e figurës, pasi është filmim i 30 viteve më parë dhe është marrë nga një kastë VHS, ju uroj shikim të këndshëm dhe faleminderit të gjithë atyre që do të kenë dëshirën për t’a parë ose riparë pas 30 vitesh”.

Tags: 30 vitevefamshëmkonkursiLuan Ramënparaqë bërirrallëVideo

TË LIDHURA

Aktualitet

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026
Aktualitet

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

19:35 | 08/06/2026
Next Post

Flet pronari i servisit ku u modifikua furgoni i grabitjes: E lashë me qira

“Mashtrues banal, spurdhjak, shporru”, Juventusi fut në sherr Braçen me komentuesin

Lapraka pa energji elektrike që mbrëmë, kur pritet të rregullohet defekti







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

by mirseda
19:54 | 08/06/2026
0

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka...

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

19:35 | 08/06/2026

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com