Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Video/ “Dështuat përballë Klement Balilit”, Rama i përgjigjet ambasadorit Lu

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Video/ “Dështuat përballë Klement Balilit”, Rama i përgjigjet ambasadorit Lu

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë thirrjes së ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu, i cili ka deklaruar se Qeveria ka dështuar të arrestojë Kelment Balilin, të cilësuar si “Eskobar i Ballkanit”. Këtë deklaratë Lu e bëri gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Forca e Ligjit në Veprim: Arritje dhe sfida”, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama e ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kryeministri  duke iu përgjigjur ambasadorit Donald Lu, theksoi  se Balili, i konsideruar si “Eskobar i Ballkanit”, ka pasur lidhje politike pasi dy vite më parë ishte Drejtor i Transporteve në Sarandë.

“Unë e kuptoj shqetësimin e ambasadorit (Donald Lu) për Balilin dhe pa diskutim që kapja e këtij personazhi është domosdoshmëri dhe do të jetë sukses i madh, por të mos harrojmë se vetëm pak vite më parë ishte drejtor transporti.

Sot është në kërkim dhe patjetër që, në bashkëpunim me partnerët, ai do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë, siç tregojnë edhe shembujt e vendeve të tjera kur bëhet fjalë për persona të kësaj natyre.

Pa diskutim që arritja në kapjen e këtij personazhi të botës së krimit është një domosdoshmëri dhe sukses i madh. Ishte dy vjet më parë, ishte drejtor i lidhur politikisht. Çuditërisht jo drejtor peshkimi, por drejtor transporti. Sot është në kërkim dhe në bashkëpunim me partnerët, ai do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë”, tha Kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi gjithashtu punën e policisë gjatë 5 viteve të fundit. Sipas tij, Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese për të luftuar krimin e organizuar. Kryeministri bëri me dije se policët shqiptarë kanë zbritur në terrenet e shteteve të tjera për të bashkëpunuar në luftën ndaj krimit të organizuar, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë. Duke iu drejtuar edhe ambasadorëve të vendeve të huaja të pranishëm në këtë aktivitet, Kryeministri theksoi se bashkëpunimi mes tyre do të japë rezultatet e duhura, ndërsa “hedhja e topit” për përgjegjësitë nuk çon askund.

“Policia e Shtetit e ka garantuar që paprekshmëria e individit në Shqipëri nuk ekziston më. Çështja është që sistemi i drejtësisë të garantojë që paprekshmëria nuk ekziston më. Nuk ka më grupe që në trafiqet e drogërave veprojnë të lokalizuara. Janë të ndërkombëtarizuara. Janë grupe që kanë zanafillën diku dhe e kanë fundin diku tjetër. Është e domosdoshme që u nënvizua nga disa prej ambasadorëve, bashkëpunimi ndërkombëtar, ku tani më Policia e Shtetit është në terren në vende të tjera dhe do të shkojë edhe në të tjera. Sapo është firmosur marrëveshje me qeverinë holandeze. Hedhja e topit te njëri-tjetri nuk na çon larg. Unë e kam refuzuar dhe refuzoj kategorikisht përshkrimin e Shqipërisë që ka specifikë të veçantë për krimin e organizuar”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Më tej në fjalën e tij kryeministri Edi Rama është shprehur se mbi 100 raste kriminelësh janë liruar 4 vite më parë, dhe për këtë qeveria e atëhershme duhet të jetë përgjegjëse. Ndërsa më tej Rama u shpreh se me sistemin e ri të drejtësisë paprekshmëria nuk do të ekzistojë më.

“Nëse flasim për prekshmërinë nuk ka qenë shumë e shumë vite më parë. Por ka qenë 4 vite më parë kohë kur qytetarët ndaheshin në të prekshëm dhe të paprekshëm. Ka qenë katër vite më parë koha ku ministrat mund të parkonin në çdo trotuar dhe mund të bllokoni çdo trotuar. Ligji nuk zbatohej njëlloj më parë. Vetëm 4 vite më parë ka qenë kohë kur raporti me ligjin kalonte përmes përkatësisë politike.

Katër vite më parë komunikatat e policisë së shtetit ishin sekret. Të gjitha këto i përkasin të shkuarës. Këta nuk janë pak për të parë të nesërmen përmes kësaj retrospektive”, -tha Rama.

Tags: ambasadoritDështuatKelmend BalilitLupërballëpergjigjetrama

TË LIDHURA

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Ital
Aktualitet

Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Ital

19:01 | 25/10/2025
Next Post
Video/Fitorja e Anglisë, ‘bosëve’ shqiptarë u buzëqesh fati

Video/Fitorja e Anglisë, ‘bosëve’ shqiptarë u buzëqesh fati

(VIDEO) PD i fut hundët edhe te Teatri, i bashkohet artistëve: Ne luftojmë brenda, ju këtu!

(VIDEO) PD i fut hundët edhe te Teatri, i bashkohet artistëve: Ne luftojmë brenda, ju këtu!

Ju vonohet avioni, apo ju anulohet fluturimi? Tani kompensoheni!

Ju vonohet avioni, apo ju anulohet fluturimi? Tani kompensoheni!







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

by mirseda
19:26 | 25/10/2025
0

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake nga Policia,...

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Ital

Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Ital

19:01 | 25/10/2025
Të paktën dy të vrarë në Kiev pas sulmeve ajrore ruse

Të paktën dy të vrarë në Kiev pas sulmeve ajrore ruse

17:58 | 25/10/2025
Grabitje në mes të autostradës në Kosovë, dy persona të maskuar sulmojnë menaxherin e një poste

Grabitje në mes të autostradës në Kosovë, dy persona të maskuar sulmojnë menaxherin e një poste

17:56 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com