Një kosovar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë është ndalur në Itali. Ai ishte i kërkuar në Francë për përfshirje në rrjetet e trafikimit të lëndëve narkotike. Behët fjalë për Bujar Ademin një 36-vjeçar nga Kosova, shkruan nuovavenezia.gelocal.it.
Ai po priste në aeroport druan e tij që do të vinte nga Franca në Itali për ta takuar. Pra dashuri ishe më i fortë sesa kujdesi që duhet të tregonte shqiptari i ndaj të cilit kishte një urdhër arrest ndërkombëtar.
Ai u tradhtua nga dashuria për gruan e tij. Ai donte të kalonte një fundjavë romantike në një hotel në Venecia.
Kontrollet për kapjen e tij u përqendruan tek e dashura e tij e cila ishte nisur nga Franca për në Itali ku u takua në aeroportin e Venecias Tessera me të dashurin e shpallur në kërkim.
Pajisja operative e vendosur në një pjesë të madhe të qytetit metropolitan ka lejuar karabinierin të ndjekë të gjitha lëvizjet e gruas. Pas rreth një orë e gjysmë pas mbërritjes së saj në Itali, gruaja u drejtua drejt stacionit të trenit Saint Lucia pas disa minutash pritje, ku në drejtim të saj vrapoi duke e përqafuar një njeri i cili korrespondonte me atë që autoritete franceze kishin shpallur në kërkim.
Menjëherë policia ndërhyri duke bërë të mundur prangosjen e shqiptarit. Kërkimi i mëvonshëm brenda çantës së tij personale bëri të mundur zbulimin e një pasaporte shqiptare me foton e tij.
Ai nuk e kundërshtoi policinë. Në këmbim ai bëri vetëm një kërkesë: puthjen e fundit me gruan e tij, madje, me pranga, midis lotëve të saj dhe buzëqeshjes shqiptarit të arrestuar. Karabinierët ranë dakord për përqafimi e fundit mes tyre, në sheshin e stacionit, ku shumë turitë shikonin shqiptarin dhe gruan e tij. I arrestuari u dërgua në burgun e Santa Maria Maggiore. TIRANA TODAY