Rajoni

Video/ Daçiç i ‘përvishet’ ambasadores së Kosovës, çfarë ndodhi në fund të seancës në OKB

               Publikuar në : 22:45 - 11/06/19 Enno

Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe i është drejtuar duke iu referuar fjalimit të saj. Zëri i Amerikës publikon videon nga ky moment.

“Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje për shkëputje. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”, tha ambasadorja Çitaku në seancë. “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, thotë zoti Daçiç në serbisht.

Çitaku-Daçiç

Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe i është drejtuar duke iu referuar fjalimit të saj. “Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje për shkëputje. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”, tha ambasadorja Çitaku në seancë.“Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, thotë zoti Daçiç në serbisht.Ambasadorja Çitaku ishte ulur me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara me të cilët ajo po bisedonte. Ambasadorja tha Zërit të Amerikës se zoti Daçiç e ndërpreu bisedën me ofendime te zhurmshme dhe të përsëritura.“Unë isha e ulur me shpinë dhe (Ministri i Jashtëm serb) Ivica Dacic filloi të flasë pas meje me zë të lartë”.“Duke u munduar te me denigrojë mua personalisht si dhe Ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë nderkombetarë, zoti Daçiç sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene”, tha ajo.Ambasadorja Çitaku tha se ajo vetë as nuk u kthye dhe as nuk reagoi.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Montag, 10. Juni 2019

Ambasadorja Çitaku ishte ulur me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara me të cilët ajo po bisedonte. Ambasadorja tha Zërit të Amerikës se zoti Daçiç e ndërpreu bisedën me ofendime te zhurmshme dhe të përsëritura.

“Unë isha e ulur me shpinë dhe (Ministri i Jashtëm serb) Ivica Dacic filloi të flasë pas meje me zë të lartë”.
“Duke u munduar te me denigrojë mua personalisht si dhe Ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë nderkombetarë, zoti Daçiç sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene”, tha ajo. Ambasadorja Çitaku tha se ajo vetë as nuk u kthye dhe as nuk reagoi./VOA

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT