Ish-kryeministri, Berisha ka reaguar në lidhje me sulmet e një pas njëshme të grabitjeve, që u regjistruan sot në gjithë vendin. Berisha ironizon punën e Policisë së Shtetit dhe atë të ministrit , duke i konsideruar sulmet e sotme ndaj qytetarëve si “operacionet forca e krimit”. Së bashku me denoncimin e bërë ish-kryeministri ka bashkangjitur dhe dëshminë e një prej viktimave të sulmit në Delvinë.
Kujtojmë se sot në mbarë Shqipërinë u regjistruan plot 4 grabitje, të cilat përveç dëmeve materiale, shënuan dhe 2 të plagosur.
Statusi i plotë i Berishës:
Operacioni “forca e krimit” ne sulm, Shqiperia nen maska!
Grabitje, grabitje, grabitje, grabitje; Maska, maska, maska, maska!
Ne 24 ore: Grabitje ne Fier; Grabitje ne rrugen Bardhyl, Tirane; Grabitje ne autostrade Tirane – Durres; Grabitje ne Delvine.
Ketu me poshte keni nje video dhe lajmet perkatese. sb
“pershendetje Doktor sot ne 7 te mengjesit ne delvine grabitet shtepia e nje kampisti Muslim Osmani ku i vodhen 25 milion lek dhe i dhunuan vajzen 30 vjece . Policia asnje te arestuar .hajdutet qen te armatosur .cdo dit drog vrasje vjedhje dhe 0 rend dhe qetesi”
“Një tjetër grabitje raportohet në vend.
Dy persona me motor dhe me maska i kanë rrëmbyer një 60 vjeçarit, çantën me para. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Bardhyl në Tiranë.”
“Në mes të ditës, në sytë e dhjetëra tregtarëve dhe kalimtarëve, të armatosur me kallashnikov tre të persona grabitën një agjenci këmbimi valutor në Fier.
Në ikje plagosën pronarin dhe një të njohurin e tij. Këto janë pamjet e së vetmes kamera sigurie në vendngjarje të siguruara nga Televizioni Klan.
Personi që merr karrigen dhe i drejtohet derës së agjencisë është Agur Vrenozi, 63 vjeç, tregtar dhe mik i pronarit. Tenton të mbajë mbyllur derën për të mos i lejuar grabitësit të dalin. Kanë kaluar 10 minuta që nga çasti kur grabitësit hynë në pikën e këmbimit valutor. Në këtë përpjekje Agur Vrenozi qëllohet me plumb në ballë dhe merr një plagë të rëndë. Në të njëjtën kohë autorët qëllojnë drejt pronarit Gezim Hoxhës, 53 vjeç duke e plagosur edhe atë.”
“Po sot, në orët e para të ditës, rreth 04:00 u regjistrua një grabitje në një biznes privat në zonën e autostradës Tiranë-Durrës. Grabitësit, pasi kanë neutraliziuar rojen e objektit, kanë tentuar të vjedhin kasafortën e një filiali banke. Policia pas njoftimit për këtë ngjarje ka nisur hetimin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.”
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/964629123697995/