Tashmë publiku duket se është mësuar me momentet e sikletshme ndërmjet Donald Trump dhe Melania Trump.
Të shumta kanë qenë rastet kur Zonja e Parë e ka vënë në pozitë të vështirë presidentin me veprimet e saj, për shembull kur nuk i jep dorën apo kur u shmanget puthjeve të tij.
Një video e cila është bërë virale, tregon se si Zonja e Parë i largon dorën Trump-it, në fund të debatit presidencial.
Twitter-i shpërtheu me postime, teksa shpërndau disa momente ku çifti u filmua duke ecur jashtë skenës së bashku në Nashville, Tenesi, shkruan DailyMail.