Moderatorja Arbana Osmani është filmuar sot në një situatë jo të këndshme, teksa është gjobitur nga një polic.
Sipas personit që ka dërguar videon te JOQ.al, Arbana Osmani ishte përplasur me makinë “Benz” ngjyrë gri që drejtohej nga zonja bionde dhe gjendja u acarua pas incidentit.
Menjëherë ka ndërhyrë polici dhe pas diskutimeve, moderatorja e njohur ka firmosur fletëgjobën, edhe pse nuk ka qenë shumë dakord.
Bie në sy edhe prania e regjisorit Eduart Grishaj, i cili përflitet se është në një lidhje me Arbanën, por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.