Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk është pritur mirë në komunën e Skenderajt, gjatë vizitës së tij në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK, Thaçi, Thaçi”.
Në një video të siguruar nga mediat kosovare, këta të fundit shihen duke e gjuajtur me vezë të parin e VV-së, i cili ka shkuar atje për fushatë. Si pasojë e këtij presioni, ai është larguar nga tubimi në Skënderaj.
Kosovado të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.
Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.