Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Video/A ishte “Kasapi i Kaçanikut” Lavdrim Muhaxheri, agjent i shërbimit sekret serb?

7 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Video/A ishte “Kasapi i Kaçanikut” Lavdrim Muhaxheri, agjent i shërbimit sekret serb?

Shqiptari nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri, ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të organizatës terroriste ISIS, dhe rekrutues i xhihadistëve shqiptarë që luftuan deri javët e fundit në Siri dhe Irak. Ai lindi më 12 mars më 1987 në Kaçanik.

Ai ka qenë i punësuar në misionin e KFOR-it në kampin amerikan “Bondsteel” në Ferizaj deri më 2010, kur edhe ishte pjesë e një trajnimi të NATO-s në Afganistan. Pasi u kthye në Kosovë, ai ishte radikalizuar.

Në fund të atij viti, ai u bashkua me një organizate rinore ekstremiste të quajtur “Parimi”, brenda Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), dhe pas disa javësh u largua drejt Sirisë, për t’iu bashkuar luftëtarëve të ISIS, në luftën kundër trupave siriane të Bashar Al-Asadit, por jo vetëm.

Ai iu bashkua luftës civile në Siri si muxhahidin, dhe u bë udhëheqës i njësisë së muxhahidinëve shqiptarë. Rikthehet në Kosovë disa muaj më vonë, dhe mer pjesë në faljen e Ramazanit në vitin 2013, si pjesë e BIK-ut në Kaçanik, siç dëshmohet nga shumë fotografi.

Më pas u rikthye në Siri dhe u bë udhëheqës i ISIS-it i ushtarëve shqiptarë. Ai u bë i njohur nga të gjithë në tetorin e vitit 2013, kur u shfaq në një video, ku u bëri në gjuhën shqipe thirrje shqiptarëve për t’iu bashkuar luftës.

Në atë video, ai shfaqej së bashku me disa shqiptarë të tjerë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, duke djegur pasaportat e tyre, me arsyetimin se “myslimanët janë një, dhe nuk kanë nevojë për pasaporta shtetesh, sepse i takojnë Shtetit Islamik”.

Ai i cilësonte tradhtarë ata që flisnin kundër shkuarjes në Siri, ndërsa paralajmëronte hakmarrje ndaj tyre. Por, Muhaxheri spikati jo vetëm për koordinimin e lëvizjes xhihadiste në Ballkan, dhe kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, por edhe për shkak të egërsisë së treguar.

Ai tmerroi botën, duke publikuar video ku ekzekutonte njerëz me granata, apo me prerje koke, prej nga ku mori nofkën “Kasapi i Kaçanikut”. Më 15 gusht 2014, Interpoli mori një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet kosovare. Pikërisht në atë periudhë, burime brenda strukturave të sigurisë në Kosovë, thanë për mediat në Prishtinë se kur Kosova po bëhej gati të shpallte pavarësinë, Muhaxheri ishte kontaktuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si BIA.

“Qëllimi i BIA-s, ishte që brenda Kosovës të kishte elemente radikale fetare, për ta destabilizuar vendin në prag të pavarësisë. Kontakti dhe bashkëpunimi me Lavdrim Muhaxherin, ka nisur pak muaj para shpalljes së pavarësisë”, thanë këto burime.

Sipas tyre, Muhaxheri dhe strukturat e Shërbimit Informativ serb, “kishin rënë dakord” të bashkëpunonin mes tyre, dhe si shpërblim shqiptari nga Kaçaniku mori edhe mbështetje financiare nga BIA.

“Strukturat e sigurisë të Kosovës, kishin rënë në gjurmë të kësaj marrëveshje, dhe këtë e kishte kuptuar edhe vetë Muhaxheri, i cili për një fare kohe, u përpoq të tregohet i sjellshëm dhe i ‘urtë’, mirëpo asnjëherë nuk u tërhoq nga aktivitetet me karakter fetar”, theksuan më tej burimet.

Sipas strukturave kosovare të sigurisë, e gjithë kjo tregon se personat e radikalizuar fetarisht në Kosovë, kanë qenë ‘brumë’ i strukturave shtetërore të Serbisë, të cilat vazhdimisht janë përpjekur që Kosovën ta quajnë edhe si çerdhe të radikalëve. Edhe më herët, Shërbimi Informativ i Serbisë kishte publikuar raporte të ndryshime ‘hetimore’ për ish-krerët e UÇK-së, dhe lidhjet e tyre me persona dhe organizata të dyshimta, veçanërisht ato financiare.

Lavdrim Muhaxheri, përgatiti dhe urdhëroi sulmin me bomba ndaj kombëtares izraelite të futbollit, në ndeshjen që ajo do të zhvillonte në Shkodër në nëntorin e vitit 2016. Fatmirësisht, falë informacioneve paraprake që agjencitë ligjzbatuese shqiptare morën nga shërbimi inteligjent i Izraelit, Mossad, sulmi u parandalua, dhe mbi 19 persona u arrestuan në Shqipëri dhe Kosovë.

Pasi dolën në gjyq, 9 prej tyre e pranuan se kishin marrë urdhra me mesazhe telefonike nga Muhaxheri, për të kryer sulmin në stadiumin e Shkodrës kundra futbollistëve dhe tifozëve izraelitë. Në dhjetorin e vitit 2015, u pretendua se agjentë të shërbimit sekret rus, që ishin vendosur në Bosnje dhe Serbi, kryen një aksion sekret në Kaçanik, ku dhe arrestuan xhihadistin famëkeq Muhaxheri.

Moska e kishte shpallur në kërkim nga ana e saj, si i përfshirë në rrëzimin e avionit civil rus në Egjipt në verën e atij viti, ku humbën jetën 224 udhëtarë. Megjithatë ky lajm nuk rezultoi i vërtetë. Lavdrim Muhaxheri, i njohur edhe si Abu Abdullah Al Kosova, e vazhdoi aktivitetin e tij, deri në vdekjen e tij më 8 qershor 2017.

Sipas shumë burimeve, ai vdiq gjatë një sulmi ajror amerikan me dron. Lajmi i vdekjes së tij u konfirmua nga bashkë-luftëtarët e tjerë shqiptarë të ISIS, por edhe familjarët e tij në Kosovë.

TIRANA TODAY

Tags: KaçanikkosovaLavdrim Muhaxheri

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
“Më siguroi mbështetje për integrimin në BE”, Meta takon Zv.Presidentin e PE

“Më siguroi mbështetje për integrimin në BE”, Meta takon Zv.Presidentin e PE

Foto/Ribashkohet çifti i famshëm

Foto/Ribashkohet çifti i famshëm

Putin takim me Kim Jong-un në Rusi

Putin takim me Kim Jong-un në Rusi







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com