E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

VIDEO/20-vjeçarja publikon videon si drogohen vajzat në lokalet e natës

Gjysmë e paralizuar dhe e shtrirë në shkallë. Këto janë pasojat e drogës që i kishin hedhur në pije një studenteje 20-vjeçare, që kishte shkuar në një lokal nate. Imazhet tronditëse tregojnë Ilana El-baz, 20-vjeç, pasi u kthye në shtëpi nga një klub nate në Bristol, tre javë më parë.

Në regjistrimin e plotë, të filmuar nga i dashuri i saj, studentja e Universitetit të Bristolit mund të shihet duke tentuar për të ngjitur shkallët.

El-baz, nga Richmond, i dha BBC-së lejen për të transmetuar videon, për të nxjerrë në pah rreziqet e drogës – kur viktimat drogohen pa dijeninë e tyre.

Studentja e vitit të tretë tha se beson se ishte droguar nga një person në klub, i cili i ishte afruar dhe i kishte kërkuar të kërcente. “Në momentin që i thashë se isha me të dashurin tim, ai më la plotësisht”.

“Një orë më vonë u ktheva në shtëpi, dhe u paralizova plotësisht”, shtoi ajo.

E reja e cila po studion menaxhim dhe inovacion, u shpreh se kishte qenë “me fat që ishte me miqtë e saj”.

Drogërat, të cilat besohet se janë qetësues, i bëjnë viktimat më të prekshme ndaj sulmeve dhe policia pranoi në fillim të kësaj jave se ndoshta kishte një ‘motiv seksual’ për sulmet.

Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...