Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me raportin e FMN-së, i cili e ka renditur Shqipërinë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19.
Sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në “Pasqyrën Rajonale Europiane të tetorit 2021”, Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020, në raport me mesataren e 2015-2019.
Kreu i Shtetit shprehet i shqetësuar, dhe thotë se është një fakt alarmant, që duhet të merret shumë seriozisht. Ai apelon ndaj Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve, që të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet dhe masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë.
Statusi nga Meta
Renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19 sipas FMN, është një fakt alarmant, që duhet të merret shumë seriozisht, për më tepër që vendi ynë është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE.
I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët.
Duhen zbuluar dhe eliminuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht për të parandaluar këtë shkallë të lartë të humbjeve të jetëve.
Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCovid duhet të ndërmerren sa më parë.
Në 2020-n, vdekjet shtesë ishin mbi 20% më të larta se mesatarja e 2015-2019, e para në Europë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (rreth 18%) dhe Kosova e treta me rreth 17%. Nga shtetet e rajonit, vdekshmëria më e ulët shtesë ishte në Serbi (rritje rreth 10%), Bosnjë (+15%)