Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

VIDEO/ 15 vatra të reja zjarri në 24 orët e fundit, Greqia dërgon dy avionë në ndihmë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shkrumbohet Shqipëria nga temperaturat e larta, 18 vatra zjarri në 24 orë

https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/331542790623798/

Në vendin tonë janë shënuar 15 vatra zjarri në qarqet kryesore të vendit vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Pjesë e operacioneve  kanë qenë 125 punonjës zjarrfikës, 21 automjete zjarrfikëse, 160 ushtarë të Forcave të Armatosura, mbi 60 punonjës vullnetarë, të Pyjores, të mbështetur dhe nga helikopterë. Gjithashtu Emergjencat Civile bëjnë të ditur se Greqia ka dërguar 2 avionë në ndihmë të operacioneve për shuarje të zjarreve.

Situata në qarqe:

QARKU TIRANË

Masivi pyjor i Malit të Dajtit është rrezikuar nga disa vatra zjarrit të cilat janë shuar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve bashkë me forcat e ushtrisë dhe të Pyjores dhe ndihmën e një helikopteri.
Zona pyjore kodrinore e Ndroqit është përfshirë nga zjarri. Pas ndërhyrjes së forcave ushtarake dhe zjarrfikësve u arrit të shuhen vatrat e zjarrit.
Në fshatin Shëngjergj është dëmtuar linja e Tensionit të Lartë. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll.

QARKU VLORË

Zjarri ka rënë edhe në zonën e Parkut Kombëtar i Llogarasë, në fshatin Dukat të Vlorës. Përveç forcave zjarrfikëse, ushtrisë së vullnetarëve, në operacion janë përfshirë edhe  2 avionë nga Greqia, të cilët kanë bërë të mundur izolimin dhe fikjen e disa vatrave të rrezikshme zjarri. Operacioni pritet të vazhdojë edhe ditën e sotme.

QARKU DIBËR

Një sipërfaqe e madhe pylli me pisha është përfshirë nga flakët në fshatin Sllatinë, bashkia Dibër. Për shkak të terrenit të thyer malor forcat zjarrfikëse dhe ushtarake s’kanë mundur të shuajnë flakët. Po punon helikopteri për ta vënë nën kontroll situatën.

QARKU LEZHË

Në fshatin Manati ka rënë zjarr në një zonë me shkurre. Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikëses.

QARKU DURRËS

Dy fshatra të Shijakut janë përfshirë nga flakët. Në fshatin Maminas, kanë ndërhyrë zjarrfikësit  me mjete duke shuar zjarrin, por fatkeqësisht janë djegur 1.5 dynym me shkurre dhe 15 pemë frutore. 
Në Gjepalaj, ka rënë zjarr në sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Edhe pse zjarrfikësit të mbështetur nga punonjësit bashkiakë e kanë shuar zjarrin, janë djegur rreth 3 ha me bimësi dhe shkurre.

QARKU ELBASAN

Disa shkurre dhe ferra janë përfshirë nga flakët në fshatin Kokel pranë disa banesave. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrin. Por janë djegur rreth 0.1 ha me shkurre dhe ferra.
Në fshatin Krastë, bashkia Elbasan ka rënë zjarr në shkurre dhe pisha. Janë djegur rreth 0.1 ha me shkurre dhe u përshkua nga flakët rreth 0.2 ha me pisha. Flakët janë shuar me ndërhyrjen e zjarrfikëses.

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Krashtan, Dropull i Poshtëm ka rënë zjarr në shkurre tek varrezat e fshatit. Në fshatin Krahës i Sipërm, ka rënë zjarr në shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit u përshkuan nga flakët rreth 100 rrënjë ullinj të vjetër, si dhe u dogjën rreth 50 rrënjë ullinj të rinj dhe 0.6 ha me shkurre. Në fshatin Hundëkuq ka rënë zjarr në kullotë dhe pyll dushku. Jane djegur rreth 20 ha me kullotë dhe pyll dushku. Në fshatin Kolonjë, ka rënë zjarr në shkurre dhe kullotë. U dogjën rreth 5 ha me shkurre dhe kullotë.

Flakët janë shuar pas ndërhyrjes së zjarrfikëses dhe ndihmave vullnetare.

QARKU KORÇË

Zjarr ka rënë edhe në Qafë Thanë (Hudenisht), ku flakët kanë përshkuar shkurre dhe ferra. Kanë ndërhyrë zjarrfikësit me mjete dhe kanë shuar zjarrin. Janë djegur rreth 0.2 ha me shkurre dhe ferra.

Tags: 15 vatra24 oredy avioneGreqiandihmëQarqetzjarr

TË LIDHURA

Gjendet 39-vjeçari në Pogradec i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje
Aktualitet

Gjendet 39-vjeçari në Pogradec i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje

16:20 | 31/10/2025
Hapet aplikimi për konkurrim për pozicionin ‘Drejtor departamenti’ në Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hapet aplikimi për konkurrim për pozicionin ‘Drejtor departamenti’ në Policinë e Shtetit

09:16 | 31/10/2025
Sot del para Gjykatës Kushtetuese, Veliaj niset me furgon policie
Aktualitet

Sot del para Gjykatës Kushtetuese, Veliaj niset me furgon policie

09:02 | 31/10/2025
Next Post
OKB, SHBA propozon sanksione më të ashpra kundër Koresë së Veriut

OKB, SHBA propozon sanksione më të ashpra kundër Koresë së Veriut

Panuçi takon Xhakën për ta kthyer në Kombëtare, ja si përgjigjet ai

Taulant Xhaka zëvendës-kapiten i Bazelit, Kombëtarja ende larg

Transformimi i rrethrrotullimit te Zogu i Zi, Veliaj: Do të jetë një hyrje dinjitoze për Tiranën

Transformimi i rrethrrotullimit te Zogu i Zi, Veliaj: Do të jetë një hyrje dinjitoze për Tiranën







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

by mirseda
22:43 | 31/10/2025
0

Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në News24 ka treguar detaje nga jeta e ish-kryeministrit. Viktor Agolli...

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

22:11 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

21:26 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com