Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vettingun e dëmtojnë më shumë ata që e mbrojnë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vettingun e dëmtojnë më shumë ata që e mbrojnë

Nga: Klementin Mile

Prej kohësh flitet për Vettingun si mekanizmi kryesor për pastrimin e sistemit të drejtësisë, si garancia më e rëndësishme e drejtësisë së re. Në fakt, Vettingu, si mekanizëm për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është konceptuar si ajo vrima biblike e gjilpërës, ku duhet të jetë e pamundur të kalojnë të korruptuarit dhe të paaftët.

Por Vettingu nuk është instrument hyjnor. Ai është njerëzor, tepër njerëzor. Si i tillë, Vettingu është padyshim i gabueshëm dhe, në fakt, mund të bëjë që njerëzit të cilët do t’i shërbejnë drejtësisë së re, të jenë ose më të mirë se këta të sotmit, ose më të këqij. Engjëj apo djaj, këtë nuk mund ta dimë me siguri. Ç’ka mund të dimë është vetëm që e nesërmja e drejtësisë shqiptare do të jetë e ndryshme nga e sotmja.

Pasiguria për të nesërmen i justifikon të gjitha bastet. Opozita, për shembull, prej kohësh ka vënë bast se drejtësia e nesërme do të jetë edhe më e keqe se kjo e sotmja, pasi do të jetë në duart e një njeriu të vetëm, kryeministrit të vendit. Sipas opozitës, ky i fundit po ia del të vendosë njerëzit e tij në sistemin e ri të drejtësisë, me anë të të cilit pastaj do arrijë të kontrollojë opozitën dhe do të garantojë pandëshkueshmërinë e vet.

Është e vështirë të thuhet nëse ka apo jo të drejtë opozita në akuzat e saj. Por ajo që kuptohet lehtë është se akuza të tilla, duke qenë se vijnë nga njerëz që fundja e kanë provuar shijen e pushtetit, kanë patur në dorë para publike dhe janë përfolur për korrupsion, nuk përbëjnë argument vendimtar. Në sytë e publikut asnjanës, këto akuza rëndojnë më shumë opozitën sesa Vettingun.

Vettingu dëmtohet më tepër kur mbrohet nga eksponentë të mazhorancës. Njerëz që sot kanë në dorë qeverisjen e vendit, paranë publike, tenderat, koncesionet, PPP-të, lejet e ndërtimit, institucionet liçensuese dhe çertifikuese, vendet e punës në administratën qendrore dhe vendore, dalin dhe deklarojnë se mezi presin përfundimin e Vettingut, ngritjen e SPAK-ut dhe BKH-së dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë.

Ta mbrosh Vettingun në këtë mënyrë në një vend ku buxheti i shtetit shpërdorohet në përqindje të frikshme, dhe ku të gjitha raportet monitoruese ndërkombëtare tregojnë rritje korrupsioni dhe aktiviteti kriminal, kjo është vërtet një goditje e rëndë për Vettingun dhe Reformën në Drejtësi.

Drejtësia, që të funksionojë si duhet, e ka të nevojshme jo vetëm të respektojë parimet e saj të brendshme, por edhe të tregohet relevante për vlerat dhe interesat e shoqërisë ku operon. Drejtësisë i nevojitet besimi i shoqërisë. Besimi se drejtësia do të jetë vërtetë e drejtë, e paanshme, e ndershme dhe profesionale. Pikërisht këtë besim po e godasin sot shumë herë më tepër ata që e mbrojnë drejtësinë, sesa ata që e sulmojnë atë. Dhjetë sulme mbi Vettingun nga Gazmend Bardhit nuk janë asgjë në krahasim me një mbrojtje nga Taulant Balla./Gazeta Liberale

 

Tags: drejtesiaKlementin MileVETTINGU

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
“Ne kapëm motrën, vëllain dhe gruan e al-Baghdadi”/ Erdogan “sfidon” SHBA-në

"Ne kapëm motrën, vëllain dhe gruan e al-Baghdadi"/ Erdogan "sfidon" SHBA-në

“Pasuritë natyrore duan t’ia japin dashnoreve”, mashtrimi për Syrin e Kaltër

"Pasuritë natyrore duan t’ia japin dashnoreve”, mashtrimi për Syrin e Kaltër

Atentati në Shkozet, gjykata lë në burg Redjan Rrajën

Atentati në Shkozet, gjykata lë në burg Redjan Rrajën







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë
Politikë

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

by mirseda
16:45 | 06/12/2025
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali i ka dërguar një mesazh falenderimi homologëve të...

200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane

200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane

14:39 | 06/12/2025
Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

13:46 | 06/12/2025
Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

13:20 | 06/12/2025
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com