Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kërkuar rrëzimin e dekretit të presidentit Meta për Vettingun në Polici.
I pranishëm në Komisionin e Sigurisë ditën e sotme, Lleshaj argumentoi se dekreti i Metës është paragjykues ndaj Ministrisë së Brendshme.
Sipas ministrit, askush nuk duhet të lejojë që të komprometohet për Ministinë e Brendshme, pasi, shton Lleshaj, janë struktura që nuk drejtohen nga partitë politike.
“Vetingun në polici i takon ta bëjë SHÇBA. Vetingu nuk është politik. Me gjithë respektin për presidentin dhe institucionin e Presidencës, po paragjykohet një institucion i rëndësishëm në vend siç është Ministria e Brendshme. Ministria e Brendshme është një institucion me rëndësi në vend, që bën më tepër sesa një proces vetingu. Standardi nuk është prekur.
Nuk mund të lejohet as nga presidenti që të komprometohet për Ministrinë e Brendshme. Argumenti për pavarësinë është përtej çdo lloj arsyetime pasi procesi është me ligj është brenda sturkturave të Ministrisë së Brendshme si me te vjetrin si me të riun. Presidenti thotë se po ti japim më shumë kohë i vëmë njerëzit në vështirësi. Në qoftë se kemi njerëz që kanë presion prej vettingut le të ndihen ata që kanë për të ndjerë. Çdo kush duhet nëse kanë probleme. Njerëzit nuk kanë arsye pse të çlirohen nëse kanë bërë diçka. Ju ftoj që të leni në fuqi ligjin dhe të rrëzoni dekretin e presidentit në mënyrë që policia të kalojë këtë proces dhe të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrën e duhur”, deklaroi Lleshaj.