Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vettingu 2022, zgjatje mandati i KPK apo KLGJ, KLP dhe KPA?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vettingu 2022, zgjatje mandati i KPK apo KLGJ, KLP dhe KPA?

Nga: Eduard Halimi

Mandati i anëtarëve të KPK (vetingu i shkallës së parë) të zgjedhur në mes të fushatës elektorale të 2017, mbaron në korrik të vitit 2022, ndërsa i anëtarëve të KPA (Apelit) në 2026 (neni 179/b pika 8 e Kushtetutës). Megjithatë, debati ka nisur një vit më parë, pasi kërkohet që të ndryshohet Kushtetuta për të zgjatur këtë afat (5-vjeçar) vetëm për KPK. Si avokat i sektorit privat prej 4 vjetësh, po ndaj një opinion të shkurtër me pyetje e përgjigje të thjeshta, i cili shpreh mendimin tim personal, pavarësisht afilacionit me familjen time politike dhe larg retorikës.

PYETJET TË SHKURTRA/ PËRGJIGJE TË THJESHTA

  1. A është situata e 2022 e papritur për palët politike?

Jo. Kjo situatë dihej shumë mirë dhe ka qenë e parashikuar prej 2016 në Kushtetutën e miratuar me 140 vota (neni 179/b). Ka me dhjetëra faqe procesverbalesh që mund t’i lexojnë ata që nuk kanë qenë në tryezë në atë kohë.

Ajo që nuk dihej në atë kohë, ishte se cila do ishte maxhoranca që do dilte pas 2017 dhe pas 2021 ndaj dhe u parashikua votim ndryshe para 1 shtatorit 2017 dhe ndryshe pas 1 shtatorit 2017, pra pavarësisht kush do ishte në opozitën e kush në maxhorancë. (Kushtetuta 2016, neni 179 pika 13 për ilustrim ). Por gjithçka ka qenë e parashikuar deri në vitin 2026.

  1. Nevojitet vota e opozitës (PD) për të vijuar ose jo vetingun në 2022?

Jo. Vetingu në 2022 dhe deri në 2026 do të vijojë pavarësisht kush është në opozitë në 2022 apo 2025. Sipas Kushtetutës, kur i mbaron mandati KPK (korrik 2022) procesi vijues për ata që kanë ngelur i kalon KLGJ/KLP, respektivisht vetingun për gjyqtarët e prokurorët e mbetur për Shkallën e Parë, ndërsa Apelin do vijojë sërish kjo KPA deri në 2026.

Nëse duhet ta ndryshojnë Kushtetutën, nenin 179/ b pikën 8 për ta zgjatur afatin për KPK, duhen votat e opozitës pasi qeveria nuk ka 93 mandate (177/3 e Kushtetutës). Nëse opozita nuk voton ndryshimet Kushtetuese që pretendohen, vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve të mbetur e bën KLGJ/KLP/KPA dhe ky proces do vijojë pafundësisht pasi gjyqtarë e prokurorë të rinj dalin çdo vit nga Shkolla e Magjistraturës. Vetingu nuk ndërpritet.

  1. A ka ndonjë rëndësi për opozitën nëse vetingun që do mbetet pas korrikut 2022 do ta bëjë KPK/KPA apo KLGJ/KLGJ/KPA?

Jo. E para, problemi që opozita ka me trupën e vetingut (sipas qëndrimeve të PD) është se trupa e KPK është e kapur nga PS, pasi janë lehtësisht të shantazhueshëm për shkak të problemeve personale me pasurinë, lidhjet me krimin dhe nivelit të mediokritetit me ndonjë përjashtim të rrallë.

E dyta, problemi që PD ka me KLGJ dhe KLP aktuale (gjithmonë sipas qëndrimeve të saj publike) është se të dyja jo vetëm që janë po aq të kapura politikisht sa KPK, por janë akoma më të kapura pasi ato përbëhen nga anëtarë të familjes politike. As kjo KLGJ/KLP dhe as ajo që do jetë në korrik (nuk kam parë as ndonjë interes të opozitës për këtë) nuk pritet që të jetë më pak e lidhur me qeverinë. E treta, vendimin final sërish do ta japë deri në 2026 po kjo KPA që opozita e quan të kapur.

  1. A është i rëndësishëm debati mbi Drejtësinë e Re?

Po. Problemi me Drejtësinë e Re është se qeveria nuk ka “frikë” nga ajo. Qeveria mburret me drejtësinë e re. E fton të pinë bashkë shampanjë e të shohin filma action, por nuk ka e frikë se mos e ndëshkon. Qeveria nuk ka frikë të vjedhë, të abuzojë, të nxjerrë vendime të kundërligjshme, të bëjë tenderë me 2-fishin e çmimit në bursë për energjinë dhe të shkelë të drejtat e prodhuesve në të njëjtën kohë, të shpallë fitues ata që ofrojnë më shumë dhe denigroje ata që ofruan me pak, të përdorë patronazhistë, të blejë zgjedhjet, votat etj., etj., pasi nuk e gjen asgjë. Qeveria dhe pushteti i bën të gjitha se nuk ka “frikë” nga drejtësia, nga ligji, nga shkelja e tij. Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare, nga 240 kallëzime të riregjistruara për korrupsion, vetëm 39 shkuan për gjykim. 5 vjet më parë prokurori i përgjithshëm kroat, Dinko Cvitan, më tha gjatë një takimi: “Kryeministri ka frikë të më shohë edhe në rrugë edhe në aktivitete publike kombëtare e ndërkombëtare. Unë jam ujk i vetmuar”. Kjo është e kundërta e asaj që pamë një javë më parë në një shoë të denjë për “Banana Republic”, dhe këtë e kanë kuptuar si prokurorët, edhe gjyqtarët e ndershëm dhe ata që janë të lidhur me pushtetin, si ata që janë në pritje të vetingut dhe ata në bankat e Shkollës së Magjistraturës. Dita kur qeveria, pushtetarët e sotëm apo ata që do vijnë nesër do kenë frikë nga drejtësia, do të jetë dhe dita kur drejtësia do të ketë shpresë, do reduktohet korrupsioni dhe do sundojë “Rule of laë”

  1. A ka çfarë të bëjë opozita në këtë situatë ku ndodhet sundimi i ligjit?

Po. Problemi në Shqipëri është se qeveria nuk ka frikë. Nuk ka frikë nga drejtësia, përkundrazi pinë bashkë shampanje e shohin filma bashkë. Opozita nuk e rregullon dot drejtësinë. Opozita nuk bën dot as prokurorin e as gjykatësin, nuk i zëvendëson dot institucionet e pavarura që janë të kapura. Mund të përpiqet për të ndaluar kapjen, por nuk e rregullon dot drejtësinë as me KPK, KLGJ, KLP, ILD, GJL, GJK etj. Nuk e bën dot këtë. Por PD mund t’u bëjë të qartë qytetareve se përse qeveria nuk e ka frikë drejtësinë, ndaj edhe ka korrupsion, mund ta nxjerrë në pah këtë çdo ditë. Opozita nuk e rregullon dot as qeverinë.

Nuk është ky misioni i opozitës, aq më pak në një vend si ky i yni. Por PD duhet ta bëjë qeverinë që të ketë “frikë” nga opozita. Jo “frikë” në kuptimin desktruktiv, as në kuptimin e dhunës apo mjeteve të tjera të ngjashme me të, por “Frikë” se e denoncon, se i nxjerr në publik atë që drejtësia nuk po ia bën. Sepse opozita është frymë. Dhe fryma krijohet duke denoncuar nga mëngjesi në darkë çdo abuzim, çdo veprim korruptiv, nga bashkia më e vogël deri tek ajo më e madhe, nga institucioni më i vogël deri te Kryeministria.

(Nëse qeveria jonë do ishte si ajo gjermane apo daneze (të cilët kanë frikë nga ligji dhe sundon rule of laë, ndoshta qasja konstruktive dhe përpjekjet për ta bërë më të mirë drejtësinë e qeverinë mund të dukeshin më romantikë se sugjerimi më sipër). Por në Shqipërinë e 2021, dita kur qeveria do fillojë realisht të ketë “frikë” opozitën, të ketë “frikë” mos ia vjedhë zgjedhjet, mos ua marrë të dhënat personale qytetarëve, mos mbështesë monopolet, mos abuzojë me paratë publike, do jetë ditë e mirë për Rule of Laë.

Dita kur qeveria të fillojë të ketë frikë nga denoncimi që i bëhet prej saj me emra, fakte dhe grupfakte, dita kur qeveria do të ketë frikë të hapë TV se mos del aty një deputet i opozitës që denoncon në publik sesi një ministër, drejtor, kryetar bashkie në zonën e tij, po bën korrupsion, ajo ditë do të jetë ditë e keqe për qeverinë dhe ditë e mirë për opozitën e 2022. Ajo ditë do të jetë ditë e keqe për prokurorët e gjyqtarët e kapur e të korruptuar dhe ditë e mirë për gjyqtarët e prokurorët e ndershëm. Dita kur qeveria do ketë “frikë” nga abuzimi, shkelja e ligjit, do të jetë një ditë e shkëlqyer për “Rule of Laë”, sundimin e ligjit. E përderisa qeveria nuk ka “frikë” nga drejtësia, si në Gjermani e Danimarkë, të paktën të ketë “frikë” nga opozita. Dhe opozita këtë e ka në dorë vetë. /Panorama

Tags: Eduard HalimiKLGjKPK

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Djali i vendosi zjarrin shtëpisë dhe shikon flakët i qetë nga ballkoni (VIDEO)

Djali i vendosi zjarrin shtëpisë dhe shikon flakët i qetë nga ballkoni (VIDEO)

Një mrekulli arti nga Yllka Mujo

Një mrekulli arti nga Yllka Mujo

Putin po e than qëllimisht tregun e gazit në Evropë?

Putin po e than qëllimisht tregun e gazit në Evropë?

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Gjendja e Michael Schumacher 12 vite pas aksidentit tragjik
Sport

Gjendja e Michael Schumacher 12 vite pas aksidentit tragjik

by mirseda
15:06 | 04/06/2025
0

12 vite pas aksidentit të rëndë ndërkohë që bënte ski, legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, vazhdon...

Vodhi një shumë parash dhe dy celularë në një banesë

Vodhi një shumë parash dhe dy celularë në një banesë

15:04 | 04/06/2025
GJYSMËFINALJA E LIGËS SË KOMBEVE! Gjermania pret Portugalinë

GJYSMËFINALJA E LIGËS SË KOMBEVE! Gjermania pret Portugalinë

15:01 | 04/06/2025
Panik në Këln! Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore

Panik në Këln! Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore

14:58 | 04/06/2025
Ndrekë Shkjezi, mjeshtri i roleve të karakterit

Ndrekë Shkjezi, mjeshtri i roleve të karakterit

14:55 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com