E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Veton Surroit iu hoq titulli ”Qytetar Nderi”/ Safet Gjici: Kërkoj ndjesë

Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici ka kërkuar ndjesë për heqjen e titullit ”Qytetar Nderi”, të publicistit dhe politikanit kosovar, Veton Surroi.

Gjici shprehet se kjo ishte një veprim i nxituar pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

”Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut, lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës  së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!  Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për  UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale. Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës.’’, shkruan Gjici në rrjetin social, Facebook.

Më herët gjatë ditës së sotme, Këshilli i Qarkut Kukës, vendosi që Surroit t’i hiqej titulli ”Qytetar Nderi”, për shkak të fushatës mediatike dhe politike që ai po bën kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit, Edi Rama i cili e cilësoi këtë vendim si lajthitje kolektive, dhe kërkoi nga prefekti i qarkut të mos e pranojë kërkesën e këshillit.

Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!“, ka shkruar Rama në rrjetin social, Twitter.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...