Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vetingu duhet të jetë iniciativë e Partisë Demokratike

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vetingu duhet të jetë iniciativë e Partisë Demokratike

Nga: Mero Baze

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe sot OSBE, kanë bashkuar thirrjen që Kuvendi i Shqipërisë të zgjasë afatin e Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët, me qëllim që procesi të ruajë integritetin e vet dhe të ketë një standart për gjithë trupën e drejtësisë në Shqipëri.

Vonesat në Veting, të cilat janë kryesisht vonesa që kanë ardhur për arsye logjistike dhe burime njerëzore të pamjaftueshme, nuk janë vonesa të cilat i ka prodhuar politika.

Por nëse afati i Vetingut nuk shtyhet, atëhere procesi i mëtejshëm i Vetingut kthehet në betejë politike mes Berishës e Metës nga një anë, dhe Partisë Demokratike nga ana tjetër.

Partia Socialiste del e fituar, pasi në rast dështimi, Vetingu është kompetencë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy institucione ku politika ka më shumë ndikim se sa tek Komisionet e Vetingut, ku prania ndërkombëtare është vendimtare.

Partia Demokratike, e cila po përjeton krizën e ndarjes së saj nga Sali Berisha dhe anti-amerikanizmi i tij, ka aktualisht vetëm një ideologji të sajën, me të cilën po bën betejë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe ajo është qënia në një gjatësi vale me Perëndimin, pra me SHBA dhe BE në politikat e saj.

Nuk jam shumë i bindur se socialistët janë të lumtur që po shtyhet vetingu, por siç ka ndodhur dhe herë të tjera, Edi Rama e ka aftësinë që të nxjerrë gështenjat me duart e tjë tjerëve dhe vetë të ruajë kohezionin me SHBA e BE.

Në këtë rast, Partia Demokratike duhet të lërë mënjanë komplekset e saj nga akuzat e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe duhet ta udhëheqë këtë proces vetë. PD është në luftë me çiftin Berisha- Meta pikërisht për raportet me Perëndimin, dhe është alogjike që tani Perëndimi të dalë me thirrje për t’i mbushur mendjen shumicës në Parlament, të votojë vetingun.

Kur Perëndimi del me thirrje si kjo e dy ditëve të fundit, ata i adresohen Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, pasi Berisha-Meta janë të qartë dhe të sinqertë në këtë betejë. Ata kanë deklaruar votën kundër qëndrimit të Perëndimit për vetingun.

Siç ndodh në këto raste, Edi Rama thotë jam dakord por flisni me PD, duke larë duart nga përgjegjësia e tij.

Partia Demokratike duhet ta trajtojë sfidën për vetingun, jo si e kompleksuar nga çifti Berisha-Meta, por nga e kundërta, për t’i sfiduar ata.

Kjo është ndarja reale në PD, dhe nëse PD humbet votat në këtë proces, thjesht ka humbur disa deputetë të tjerë në raport me Sali Berishën.

Kjo është betejë që tregon vijën ndarëse me  Perëndimin në politikën shqiptare. Kush ngelet matanë vijës, është në llogoren e Sali Berishës dhe Ilir Metës, që për hir të së vërtetës janë të qartë dhe pa komplekse në këtë betejë.

Është kjo arsyeja që këtë proces duhet ta udhëheqë Partia Demokeatike dhe ta diktojë si provokim ndaj çiftit Berisha- Meta, dhe jo të bëjë sikur e udhëheq PS dhe këta ti shkojnë pas.

Partia Socialiste në të vërtetë ka më shumë interes që vetingu të kalojë në KLP apo KLGj, ndërsa PD, që ka disa muaj që kërkon të demaskojë Berishën si anti-amerikan, tani që Berisha del hapur në qëndrimin e tij kundër SHBA, heziton.

Pra tani që ata duhet t’i tregonin shqiptarëve me gisht Berishën, fshihen, ndërsa kanë muaj që lodhen t’u thonë shqiptarëve se Berisha nuk e ka me Bashën, por me SHBA.

Vetingu dhe reforma në drejtësi, janë kauza të Perëndimit në Shqipëri, dhe është qesharake që me Berishën e Metën, Partia Demokratike të ndahet për shkak të SHBA, dhe me SHBA e BE të ndahet për shkak se nuk del dot kundër Berishës dhe Metës.

Tags: bashaBerishavetting

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Zbardhet lëvizja e Lefter Kokës, çfarë po përgatit për t’u liruar nga burgu

Zbardhet lëvizja e Lefter Kokës, çfarë po përgatit për t'u liruar nga burgu

Basha votë “pro” shtyrjes së afateve të Vettingut, reagon Yuri Kim

Basha votë "pro" shtyrjes së afateve të Vettingut, reagon Yuri Kim

Rama futet në mes të protestuesve të “5 Majit”, merr 3 banorë brenda në Kuvend

Rama futet në mes të protestuesve të “5 Majit”, merr 3 banorë brenda në Kuvend

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

by mirseda
09:48 | 29/07/2025
0

Një grua 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik, duke...

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

09:45 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

08:59 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com