Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vetëvendosja dhe vetëndjerja në pushtet

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vetëvendosja dhe vetëndjerja në pushtet

Nga: Mero Baze

Euforia e Vetëvendosjes pas renditjes e para në listën e partive me 0,7 për qind më shumë se LDK, ka prodhuar një klimë izolimi për fituesit e zgjedhjeve në rrugën drejt të qenit fitues të pushtetit.

Triumfalizmi që demonstron enturazhi i Albin Kurtit dhe vetë ai, me 25.7 përqind të votave (nga 27,49 që kishin në zgjedhjet e shkuara), do t’ia vlente sikur Albini të kishte aspirata vetëm të tregonte se është faktor politik i rëndësishëm në Kosovë, por jo në kontekstin e dëshirës së tij të shprehur, për të qenë kryeministër i Kosovës.

Nga mënyra se si po e përjeton triumfin e të qenit në krye të listës së garuesve më 6 tetor, Albin Kurti dhe Vetëvendosja po e trajtojnë LDK, si humbëse të zgjedhjeve dhe gati gati kanë tone gjykuese ndaj viskozitetit të tyre dhe deklaratave të rralla që dalin nga selia e tyre.

Isa Mustafa, kryetari zyrtar i LDK, pak orë më parë sqaroi se do të presë rezultatin final të zgjedhjeve dhe pastaj do të vendosë se çfarë do të bëhet për të respektuar vullnetin e popullit, një qëndrim tipik i tij në situata të ngjashme.

Ky qëndrim do ta ndërlikojë rrugën e tyre drejt koalicionit, pasi ka bërë të kundërtën e asaj që duhet të bënte.

Para se të krijojnë një koalicion të qëndrueshëm, liderët duhet të punojnë për të krijuar një klimë besimi mes tyre, mes partive, mes elektoratit dhe opinionbërësve, ndërsa Vetëvendosja po bën të kundërtën me LDK.

Shumica e komenteve adresuar LDK-së janë gjithë helm, a thua se meqë këta kanë marrë 4 mijë vota më shumë, janë heronj, dhe të tjerët duhet t’u bien në gjunjë.

Ndërkohë, më 2017 Vetëvendosja ka qenë 27.5 për qind, gati 2 për qind më shumë se sa sivjet. Në kushte normale, Vetëvendosja është zvogëluar dhe jo rritur, por rënia e fortë e PDK e bën atë fituese të zgjedhjeve, por jo të pushtetit

Dhe si fituese, ajo duhet të sillet me modesti dhe përgjegjshmëri. Fitues i vërtetë është ai që di të ndërtojë një koalicion afatgjatë, një klimë besimi mes palëve dhe që të krijonë ndjesinë e sigurisë se nuk po punojnë kundër njëri- tjetrit.

Albin Kurti nuk duhet ta ndante nga goja Vjosa Osmanin qysh në daljen e parë në mbrëmje më 6 tetor, duke thënë që “Unë dhe Vjosa Osmani kemi fituar”. Duhet ta bënte këtë për të qenë i vërtetë dhe i besueshëm, pasi ai realisht nuk ka fituar pushtetin, por thjesht ka dalë i pari i zgjedhjeve mes pesë partive.

Për të formuar një koalicion fitues, shpeshherë lider edhe më të fortë se Albini, u është dashur të bëjnë thyerje të mëdha.

Ibrahim Rugova kishte dyfishin e votave të Albinit më 2004, por bëri kryeministër Haradinajn, për të siguruar shumicën për president. Sali Berishës i duhej vetëm një votë më 2009 në Shqipëri dhe i dha Ilir Metës 30 për qind të pushtetit, e kështu me radhë.

Fuqia për të bërë një koalicion qeverisës, është një betejë që kërkon pjekuri, por dhe përgjegjshmëri, jo teatër partizanësh e militantësh.

Ata vlejnë vetëm nëse do të vazhdosh në opozitë, me shpresë se herën tjetër rritesh më shumë e merr pushtetin vetëm.

Kosova nuk është Vetëvendosje, dhe nëse Vetëvendosja do të qeverisë Kosovën, duhet të pranojë partnerët në koalicion, duke qenë e detyruar të bëjë kompromise të mëdha.

Pa kompromise rrihet vetëm në opozitë. Në pushtet duhet të zhvishesh nga demagogjia dhe patetizmi i simbolikave populiste. Ja për shembull, ishte në kohën e duhur tërheqja nga referendumi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por ishte aq qesharake ideja e bashkimit të Akademive të Shkencave, sa të bën të qeshësh e të qash, kur mendon se fituesi i zgjedhjeve këtë e quan ide.

E vërteta është se pushteti i takon Vetëvendosjes dhe LDK-së, njëra me 31 deputetë, e tjetra me 30 deputetë.

Ky është verdikti i popullit dhe këtë tani e ka në dorë ta çojë dëm vetëm Albin Kurti dhe papjekuria e partizanëve të tij.

 

Tags: Albin KurtikosoveZgjedhjet

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Vendimi për Shqipërinë/ Parlamenti holandez nis diskutimet për negociatat

Vendimi për Shqipërinë/ Parlamenti holandez nis diskutimet për negociatat

Familja e mendonte vajzën të vdekur. Dëshmitari: E kemi parë me kunatin, mund të jenë martuar bashkë

Familja e mendonte vajzën të vdekur. Dëshmitari: E kemi parë me kunatin, mund të jenë martuar bashkë

Blendi Fevziu për Albin Kurtin: Uroj të jetë një kryeministër i ndershëm

Blendi Fevziu për Albin Kurtin: Uroj të jetë një kryeministër i ndershëm







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet
Bota

“Do goditet çdo kërcënim”/ IDF paralajmëron Mojtaba Khamenein: Do të vazhdojmë sulmet

by mirseda
21:23 | 17/03/2026
0

Ushtria izraelite ka deklaruar se do të vazhdojë të shënjestrojë çdo person apo grup që konsiderohet kërcënim...

Shembet skela në një kantier ndërtimi, 4 viktima dhe 1 plagosur në Vjenë

Shembet skela në një kantier ndërtimi, 4 viktima dhe 1 plagosur në Vjenë

21:20 | 17/03/2026
Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

21:04 | 17/03/2026
UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

20:23 | 17/03/2026
“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

20:22 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com