Dhjetë ditë pasi mori detyrën, Alteo Nazeraj është shkarkuar nga posti i drejtorit të Komanduar të Kadastrës në qytetin e Vlorës.
Sipas “BalkanWeb”, në vend të tij është emëruar Elona Hodaj. Kjo e fundit më parë ka mbajtur postin e Drejtores së Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit shëndetësor. Po ashtu, ajo ka qenë kryetare e FRESSH, kandidate për deputete si dhe Anëtare e Asamblesë Kombëtare.
Në kadastrën e Vlorës u pushuan nga puna katër juristë, ndërsa u paralajmëruar me vërejtje edhe 19 të tjerë.