Zhaneta Josifi, 56-vjeçarja që u vetësakrifikua me të bijën e saj Anisën për ringjalljen, vite më parë ka punuar pastruese në shtëpinë e një ish-kryeministri. Ky informacion vjen nga burime për “BalkanWeb”.
Edhe para se të ngujohej me vajzat e saj, ajo punonte si pastruese, duke siguruar në këtë formë jetesën. Dëshmitë se ato ishin pjesë e sektit të Dëshmitarëve të Jehovait, solli një nisje hetimi sot nga Prokuroria e policia për sektet që ushtrojnë veprimtarinë në vend.
Zhaneta Josifi bashkë me dy vajzat e saj ishin ngujuar prej kohësh në banesën e tyre, duke refuzuar që të hanin apo pinin me qëllim vetëflijimin për të arritur “ringjalljen”.
Nga kjo tragjedi, e vetmja që shpëtoi ishte vajza tjetër, Blerta, e cila u dërgua në Urgjencën Psikiatrike.
Ngjarja u denoncua nga daja i vajzave, i cili u shqetësua për shkak se e motra nuk i kishte hapur telefonin. Pas mësymjes së policisë në banesë, u zbulua edhe ngjarja e rëndë.