Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Vështirësitë e arsimimit në internet

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Vështirësitë e arsimimit në internet

Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur pjesën dërrmuese të shkollave deri në shtator, kur edhe fillon viti i ardhshëm shkollor. Por shumë mësues dhe studentë po vazhdojnë mësimet përmes internetit, megjithëse kjo metodë ka patur disa vështirësi të papritura si për nxënësit dhe mësuesit e ashtu edhe për prindërit.

Ndërsa studentët dhe mësuesit në Shtetet e Bashkuara po përdorin internetin për t’u arsimuar si rezultat i pandemisë, disa ekspertë të arsimit thonë se kjo metodë mund të ndryshojë mënyrën e shkollimit në të ardhmen. Barry Hoff është mësues në shtetin e New York-ut.

“Arsimi do të transformohet sepse çdo mësues tani duhet të gjejë mënyra për të punuar me nxënësit e tij nga distanca. Kur të rikthehemi në shkollë, nuk mendoj se do të ketë ndryshim të strukturës, por besoj se gjërat do të ndryshojnë në mënyrën se si do të veprohet gjatë ditëve të ashpra të dimrit me dëborë.”

Ndërsa mësuesit janë të kujdesshëm me teknikën e re, zhvilluesit e aplikacioneve për produkte si “Classkick” ndjehen optimistë.

Para pandemisë, vetëm një numër shkollash përdornin shërbime të tilla. Por që nga përhapja e virusit, janë shtuar porositë e shkollave për aplikacione si Classkick. Andrew Rowland është bashkëthemelues i ClassKick.

“Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit kemi regjistruar rreth 700 shkolla dhe kemi një listë pritje.”

Mësuesit thonë se mësimi në klasë është i pazëvendësueshëm. Kimberly Gardner është mësuese në shtetin Utah.

“Nuk mund të shoh shprehjet në fytyrat e tyre siç mundem në klasë.”

Por mësues të tjerë kanë vënë re se fëmijët janë më të angazhuar gjatë mësimit në internet sesa kur janë në klasë. Douglas Ragan është mësues në Miçigan.

“Nuk e di nëse ka të bëjë me anën psikologjike, por ka një dallim të madh me mënyrën se si veprojnë tani studentët pasi nuk kanë nevojë të dalin në dërrasën e zezë para të gjithëve për të folur për detyrat.”

Ndërsa situata e detyroi kalimin e arsimit në internet, mësuesit thonë se janë përballur me vështirësi por se kjo metodë ka përfitime që ja vlen të hulumtohen në të ardhmen. /Voa

Tags: arsimiminternetveshtiresi

TË LIDHURA

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Horoskopi, 11 maj 2020

Horoskopi, 11 maj 2020

Rregullat e reja/ Sot hapen parukeritë, dentistët dhe qendrat tregtare

Rregullat e reja/ Sot hapen parukeritë, dentistët dhe qendrat tregtare







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje
Kosovo

Osmani largohet pas 5 vitesh, hesht për kandidimin në zgjedhje

by mirseda
18:41 | 04/04/2026
0

Pas 5 vitesh në detyrë, Vjosa Osmani u largua nga Presidenca e Kosovës këtë të shtunë. Me...

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

18:18 | 04/04/2026
Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

18:03 | 04/04/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com