Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Verbëria që po shkatërron bizneset shqiptare

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Verbëria që po shkatërron bizneset shqiptare

Nga: Klodian Tomorri

Ekziston një ligj në ekonomiks, i cili thotë se në ekuilibër, çmimi i punës tenton të barazohet me produktivitetin e punonjësve. Për ta thënë me thjesht, një punëtor paguhet aq sa prodhon. Në tregjet ideale, ligji mban gjithmonë. Por bota reale shpesh është ndryshe nga modelet, me të cilat ekonomistët ilustrojnë teoritë e tyre.

Në rrethana të caktuara ndodh që ekuilibri prishet, pasi fuqia e negocimit zhvendoset ndjeshëm në një krah. Për shembull, në tregjet që vuajnë për një kohë të gjatë nga papunësia e lartë, fuqia negociuese zhvendoset në krahun e biznesit. Kjo ka ndodhur në Shqipëri.

Për më shumë se dy dekada, bizneset e kanë shfrytëzuar në maksimum papunësinë e lartë, për të nxjerrë përfitime afatshkurtra ne kurriz te punonjësve.

Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në Europë sot, ku gjen punonjës banke të cilët paguhen me 35 mijë lekë në muaj. E njëjta situatë ndodh në tregti, shërbime, telekomunikacion dhe në çdo sektor.

Në media, unë njoh kolegë të mi që paguhen 26 mijë lekë në muaj, realisht, jo se bëjnë evazion, ndërkohë që bosi i madh i tyre paguhet 26 mijë euro. Kjo është marrëzi, babëzi dhe injorancë njëkohësisht. Por babëzia dhe injoranca shkatërrojnë jetë njerëzish, biznese dhe madje edhe kombe. Procesi tashmë ka nisur dhe fatkeqësisht shkaktarët vazhdojnë të qëndrojnë në rrugën e gabuar.

Sa herë dëgjoj kryeministrin apo bizneset që ankohen se nuk gjejnë dot punonjës, më vjen të qesh. Sepse përveç injorancës, ky argumenti është edhe qesharak. Problemi nuk janë punonjësit, por rrogat. Ashtu si çdo mall tjetër në treg, oferta ndjek çmimin.

Në fillim të shekullit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin një situatë të ngjashme. Por një njeri i madh do të ndryshonte gjithçka. Në 1914-ën, gjigandi i automobilave Ford, po përballej me një krizë të vërtetë të burimeve njerëzore. Koha mesatare e qëndrimit të një punonjësi në kompani ishte vetëm 3 muaj, ndërkohë që biznesi po humbte para.

Henry Ford mblodhi drejtuesit ekzekutiv të kompanisë, dhe u vuri një detyrë: Më gjeni cili është niveli me i lartë i rrogave që mund t’u japim punonjësve!

Në atë kohë, një punëtor i Ford paguhej mesatarisht 2 dollarë në ditë. Henry Ford i la drejtorët në sallën e mbledhjeve, dhe u kthye pas një ore. Atëherë – pyeti drejtorët. Përgjigjja që mori ishte rritja në 2.25 dollarë. “Shumë pak, vazhdoni mendoni prapë”, u tha.

Kur u kthye herën e dytë në sallë, drejtorët i propozuan nivelin 2.5 dollarë, por sërish ai e refuzoi. Atëherë një nga drejtuesit i tha; pse nuk e bën 5 dollarë, që të falimentosh kompaninë. Përgjigja e Fordit ishte: Bravo. Kjo do të jetë rroga e re e punonjësve tanë.

Rritja me 2.5 herë e rrogave, stabilizoi forcën punëtore të kompanisë, rriti produktivitetin, por mbi të gjitha krijoi treg për produktet e kompanisë Ford. Pasi me pagat e reja, punonjësit nisën të blejnë automjete. Në dy vjet, fitimet e kompanisë u dyfishuan, por punonjësit e Ford nuk ishin përfituesit e vetëm. Bizneset e tjera nisën të bëjnë të njëjtën gjë. Ekonomistët thonë se ky ishte vendimi që krijoi klasën e mesme të botës, dhe një nga shkaqet që shtroi rrugën për më shumë se një shekull prosperitet.

Henry Ford ishte ndoshta njeriu i parë në botë që kuptoi se punonjësit nuk janë barrë, por aseti më i çmuar i një kompanie. Ka ardhur koha që të njëjtën gjë të kuptojnë edhe drejtuesit e sipërmarrjes shqiptare. Në të kundërtën, korporatizimi afatshkurtër dhe babëzia, do i çojnë drejt shkatërrimit. Fatkeqësisht jo vetëm ata. Por të gjithë vendin.

 

Tags: biznesetekonomiashqiperi

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Rikthehen reshjet e shiut, ja si do variojnë temperaturat

Rikthehen reshjet e shiut, ja si do variojnë temperaturat

Përfshihet nga zjarri një magazinë me pajisje elektrike

Përfshihet nga zjarri një magazinë me pajisje elektrike

Ish deputeti demokrat-Ramës: Po rrezikoni një tragjedi të tretë për shqiptarët

Ish deputeti demokrat-Ramës: Po rrezikoni një tragjedi të tretë për shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)
Bota

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

by mirseda
22:17 | 22/10/2025
0

Emmanuel Macron i Francës do të shkojë të enjten në Bruksel për një takim kyç të Këshillit...

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

21:36 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com