Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Veprim i ngutshëm, por dinakëri taktike

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Nazarko: Zgjerimi i Greqisë stuhi në gotë, as në 2009-ën nuk u shit deti

Nga Mentor Nazarko, /panorama.al/

Nisja e procedurave nga ana e PS-së për shkarkimin e Presidentit Meta, ngjan sa relativisht e ngutshme, po aq dhe e saktë taktikisht. Mirëpo, periudha e zgjedhur tradhton qëllimet e atyre që e kanë ideuar këtë iniciativë.

Pasi shtiu në dorë mandatin e tretë, duket se praktikisht PS është duket treguar një ngut për të marrë në dorë edhe pushtetin presidencial. Më së pari, Shqipëria nuk ka një kuadër të plotë legjislativ për shkarkimin e Presidentit. Neni 90 i Kushtetutës dhe neni 112 i Rregullores së Parlamentit janë pak.

Nuk ka një ligj për funksionimin e presidencës, detyrim prej 1998, megjithëse ai vështirësisht mund të kufizojë spektrin e aksionit presidencial. Ndërkohë, në Parlamentin aktual PS mendohet se i ka numrat, duke supozuar se deputetët e së ashtuquajturës opozitë do të bëjnë shërbimet e fundit për qeverinë, pa rebelime të krijuara nga rezultati zgjedhor.

Me përbërjen e re ndoshta nuk i ka numrat. Iniciativa po ndodh kur Shqipëria nuk i ka institucionet e drejtësisë të plotësuara në tërësinë e tyre, si produkt i pluralizmit parlamentar, ndaj edhe për këtë arsye ky ngjan një veprim i ngutshëm.

Nga ana tjetër duket se është zgjedhur kjo kohë kur mendohet që PD është duke u marrë me shqetësimet e saj për të rikonfirmuar juridikisht narrativën se procesi zgjedhor ishte i blerë ose i kontrolluar, i vjedhur. Pra, koha e zgjedhur e vendos PDnë nën presion dhe para një alternative të vështirë: ose të bëhet me Presidentin, ose ta lerë atë vetëm, secili në hallet e veta.

Apo dhe të joshet që ta kërkojë për vete? E gjitha po ndodh kur miqtë tanë ndërkombëtarë, kryesisht SHBA, duket sikur nuk janë në marrëdhënie të mira me Presidentin, siç u duk me mungesën e përfshirjes së tij në aktivitetet ushtarake të NATO-s.

SHBA-të ia respektuan dinjitetin Shqipërisë, duke e ftuar Presidentin në ceremoninë hapëse, por në udhëtimin me anijen amerikane shkëlqenin vetëm fytyra socialiste. Ngjan sikur PS kërkon që ta ketë për vete edhe vendin e Presidentit.

Për Ramën që mund të ndjekë skenarin malazez apo serb, kur bëhet vetë President dhe Kryeministër dikush tjetër nga PS-ja? Apo për opozitën, së cilës i është premtuar se nuk do të ketë vijë të kuqe për pretendimet e veta në bashkëqeverisje. Në të dy rastet, PS krijon rrethana më të mira institucionale për ofertën që mund t’i bëjë PD-së për një qeverisje të ardhshme.

Në një kontekst si ky, PS tregon ngut që ta mbyllë edhe këtë kapitull duke konfirmuar për herë të dytë një akuzë për Presidentin për shkelje të rëndë të Kushtetutës, duke parë se Meta është pengesë për këtë ofertë. LSI është armikja kryesore e një bashkëqeverisjeje të dy partive të mëdha. Pas goditjes që PS, por dhe PD i dhanë në zgjedhje, kjo ngjan si goditja e radhës dhe më e forta.

REAGIMI I PRESIDENTIT

Duke e konsideruar si shashkë këtë proces apo duke konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e pyetjeve parlamentare një ditë tjetër, Presidenti Meta ka treguar vendosmëri, qëndrueshmëri, si njeri nuk ka frikë nga procesi i akuzës parlamentar, madje paralajmëron sulmin si mbrojtja më e mirë. Mbase shpreson që përmbyllja e procesit të rishikimit të parregullsive të zgjedhjeve të prodhojë diçka që mund ta hedhë në erë krejt zgjedhjet, në Berat apo ndonjë vend tjetër. Si rregull ai ka qejf të tregojë se mban fjalën, se është koherent me premtimet, qofshin dhe ato të vështira. Pra, duket sikur ai nuk e ka mbyllur tërësisht skenarin e dorëheqjes.

Pra, sipas tij, nëse rezultati zgjedhor certifikohet tërësishtsipas dëshirës së tij- ai mund të japë dorëheqjen, para se ta shkarkojnë. Por, ama, duke kërcënuar se do të mobilizojë me gjasë LSI-në në veprime të forta protestative apo krejt opozitën. Ndonëse LSI apo PD deri më tani nuk janë thënë asgjë.

Gjithmonë nëse perëndimorët, më së shumti amerikanët, do të lejojnë njëlloj hyrje të Shqipërisë në një cikël të ri protestash politike. E gjitha kjo ndodh kur, sipas “Euronews”, Këshilli Europian pritet të shqyrtojë performancën e Shqipërisë për të thirrur Konferencën Ndërqeveritare, që do të shënonte fillimin real të negociatave për anëtarësimin në BE.

A do të ishte fillimi i procesit të shkarkimit, një kartëvizitë e re apo dhuratë e Shqipërisë për Europën? Kjo mbetet për t’u parë. Rama po guxon shumë në këtë drejtim pas vendimit për dhënien Emirateve Arabe të Portit të Durrësit, i cili me gjasë nuk gëzon simpati te Bashkimi Europian.

Sipas Euronews”, Shqipëria ngjan se do të shkëputet prej Maqedonisë, kushtëzuar nga Bullgaria që ka zgjedhje të parakohshme, por ndoshta ky hap i fundit- akuza ndaj Presidentit mund të krijojë dinamika të reja, të cilat mund të dalin jashtë kontrollit.

Tags: Mentor NazarkopresidentiPSshkarkimi i presidentit

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Denoncimi/ Grida Duma: Ja si u blenë votat në Bashkinë e Rrogozhinës!

Denoncimi/ Grida Duma: Ja si u blenë votat në Bashkinë e Rrogozhinës!

Ndryshon Kodi Rrugor, ja çfarë duhet të dinë shoferët

Ndryshon Kodi Rrugor, ja çfarë duhet të dinë shoferët

Nostalgji futbolli / Maldini rrëfen ofertat e refuzuara për Milanin e tij

Nostalgji futbolli / Maldini rrëfen ofertat e refuzuara për Milanin e tij

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com