Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vendimi i Metës/ “Trondit” Sokol Hazizaj, flet për një marrëveshje të fshehtë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vendimi i Metës/ “Trondit” Sokol Hazizaj, flet për një marrëveshje të fshehtë

Juristi Sokol Hazizaj, në një intervistë telefonike për RTV Ora, komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta i cili shfuqizoi dekretin për datën e zgjedhjeve. Ai tha se dekreti i presidentit Meta ka ardhur për dy shkaqe. Sipas tij, presidenti nuk mund të bëjë veprime të pamatura. Në këto kushte ai ka rakorduar me liderët e partive politike për të shtyrë zgjedhjet, dhe për të caktuar një datë të re zgjedhjesh brenda kuotimit ligjor dhe kushtetues për dekretimin e një date të re zgjedhjesh. Ai është i mendimit se zgjedhjet do të shtyhen në një fazë të dytë që parashikon ligji zgjedhor, shtator apo nëntor të këtij viti.

Ju mendoni se ka një marrëveshje pas vendimit të presidentit?

Dekreti i presidentit ka ardhur për dy mundësi. Mundësinë e mbarimit të mandatit të pushtetit vendor. E dyta, mundësia e marrëveshjes politike midis subjekteve të cilat janë parlamentare dhe të përfaqësuara nga pushteti vendor, dhe që është realizuar para 9 muajsh. Jemi në të njëjtën gjendje juridike. Padyshim diku e kanë prodhuar marrëveshjen, janë përqasur dhe i kanë kërkuar që kjo datë zgjedhjesh të ndryshojë. Dmth, nuk mendoj, që akti, nëse do ishte jashtë kësaj marrëveshje, akti do të ishte jo kushtetues.

Do të thotë që presidenti në momentin që ka prodhuar një akt që mohon të drejtën e zgjedhësve për të vajtur më 30 qershor, do të thotë që ka artikuluar me subjektet politike këtë lloj mohimi, dhe bashkë me aktin do të nxjerrë dhe shpjegimin. Pse e ka prodhuar këtë akt? Ndaj them që presidenti nuk mund të bëjë veprime të pamatura. Në këto kushte ai ka rakorduar me liderët e partive politike, për të shtyrë zgjedhjet dhe për të caktuar një datë të re zgjedhjesh brenda kuotimit ligjor dhe kushtetues për dekretimin e një date të re zgjedhjesh.

Sa kohë mund të shtyhen zgjedhjet vendore duke nisur nga ky moment?

Kushtetuta ka dy gjendje juridike mbi të cilat ndryshon. Data e zgjedhjeve janë gjendje juridike e jashtëzakonshme, dhe gjendje juridike që vihet për shkak të marrëveshjes politike. Nëse jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, prandaj duhet të presim interpretimin e aktit që do të prodhojë presidenti atëherë brenda 45 ditësh. Në këtë lloj normaliteti që jeton Shqipëria, nuk jemi në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, por në kushtin kur marrëveshjet politike kanë dakordësuar dhe imponuar –  duhet pranuar – presidentin e Republikës, të jesh e bindur për këtë, që të ndryshojë situatën juridike dhe kushtetuese. Mendoj se zgjedhjet do të shtyhen në një fazë të dytë që parashikon ligji zgjedhor, mendoj shtator, nëntor të këtij viti”.

 

 

Tags: Metaramasokol hazizajZgjedhjet

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
“Rama do të bëjë zgjedhje më 30 qershor, por brenda PS”

“Rama do të bëjë zgjedhje më 30 qershor, por brenda PS”

Rama i papërgatitur për shtyrjen e zgjedhjeve, ja çfarë deklaroi të enjten në ‘Real Story’

Rama i papërgatitur për shtyrjen e zgjedhjeve, ja çfarë deklaroi të enjten në 'Real Story'

Ramës nuk i del inati me Metën, ja çfarë bën që në mëngjes

Ramës nuk i del inati me Metën, ja çfarë bën që në mëngjes







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com