Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vendimi i ardhshëm i madh i Joe Biden-it

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Vendimi i ardhshëm i madh i Joe Biden-it

Joe Biden përballet me vendimin më të rëndësishën në karrierën e tij prej pesë dekadash: zgjedhja e një kandidati ose kandidateje për nënpresident.

Kandidati demokrat për president pritet të shpallë javën e ardhshme një komitet për të shqyrtuar kandidatura të mundshme për postin e nënpresidentit, sipas tre demokratëve që janë në dijeni të situatës që folën me agjencinë Associated Press me kusht që të mos identifikoheshin për të diskutuar planet e brendshme.

Zoti Biden, që vetë ka qenë nënpresident, ka premtuar që të zgjedhë një grua dhe u tha donatorëve demokratë këtë javë se ekipi i tij ka folur për ta shpallur emrin përpara kuvendit të demokratëve në gusht.

Zgjedhja e një kandidati për nënpresident është gjithmonë një vendim kritik për një kandidat presidencial. Por është veçanërisht një vendim urgjent për 77 vjeçarin Biden, i cili nëse fiton do të ishte presidenti më i moshuar në historinë amerikane.

Vendimi bëhet edhe më i rëndësishëm mes pandemisë së koronavirusit, që përveç kostos në jetë njerëzish, kërcënon të rrënojë ekonominë botërore dhe të përcaktojë tonin e një administrate të mundshme Biden.

“Do të vazhdojmë të jemi ose në krizë, ose në proces rimëkëmbjeje dhe ai do të dojë një nënpresident ose nënpresidentte që mund ta menaxhojë atë situatë. Është një vendim shumë më i rëndësishëm se sa do të ishte në rrethana normale”, thotë Karen Finney, një strategjiste demokrate që ka punuar në fushatën presidenciale të Hillary Clintonin në vitin 2016.

Zoti Biden përballet me presion në shumë fronte. Ai duhet të konsiderojë dëshirat e elektoratit të partisë së tij, që është i larmishëm nga ana racore, etnike dhe ideologjike, sidomos ato të grave afrikano-amerikane që ndihmuan që ai të dalë në krye të kandidatëve demokratë.

Ai duhet të balancojë ato shqetësime me dëshirën për një partner ose partnere në qeverisje që të jetë “e pëlqyeshme” dhe “e gatshme të jetë president menjëherë”.

Këshilltarja e përgjithshme e fushatës, Dana Remus, dhe ish-këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Bob Bauer po menaxhojnë fazat e para të procesit, duke mbledhur informacion për kandidaturat e mundshme. Demokratët që kanë lidhje me emrat e mundshëm thonë se ata nuk janë kontaktuar ende.

Zoti Biden ka lëshuar sinjale për mënyrën e tij të të menduarit. Ai ka thënë se mund të përmendë lehtësisht 12 deri në 15 gra që plotësojnë kriteret, por se do të konsideronte nga 6 deri në 11 kandidatë.

Ai nuk ka lënë të kuptohet nëse do të shohë mes anëtarëve të senatit, ku ka shërbyer për gjashtë dekada, tek guvernatorët apo në qarqe të tjera.

Disa këshilltarë të zotit Biden thanë se fushata e tij ka dëgjuar nga shumë demokratë që duan që partnerja e tij, të jetë një grua me ngjyrë.

Gratë afrikano-amerikane kontribuan që të shpëtonin fushatën e zotit Biden pas një fillimi jo shumë premtues në Ajova dhe Nju Hamshër, me shumicë të bardhë.

“Gjëja më e mirë që mund të bësh për të gjitha segmentet e popullsisë, është të fitosh. Ai ka treguar se është i përkushtuar ndaj larmisë racore që nga fillimi. Por kjo duhet të mbështetet tek ata tek të cilët ai ka besim”, tha bashkëkryetari i fushtatës së zotit Biden, Cedric Richmond, një kongresmen nga Luiziana dhe ish-kryetar i Grupit të Kongresmenëve Afrikano-Amerikanë.

Zoti Biden e ka lavdëruar shpesh senatoren nga Kalifornia, Kamala Harris, një ish-rivale që e mbështeti atë në mars dhe bëri fushatë për të.

Ai ka folur pozitivisht edhe për Stacey Abrams, që ishte kandidate për guvernatore në vitin 2018, dhe nëse do të kishte fituar do të kishte qenë e para guvernatore afrikano-amerikane në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Guvernatorja nga Nju Meksiko Michelle Lujan Grisham, është guvernatorja e vetme demokrate jo e bardhë. Ish-udhëheqësi i shumicës në senat, Harry Reid i Nevadës, sipas njoftimeve mbështet senator e shtetit të tij, Catherine Cortez Masto, një hispanike.

Senatorja nga Ilinoi, Tammy Duckworth është një veterane që ka humbur këmbët në luftë. Ndërsa anëtarja e Kongresit nga shteti i Floridës, Val Demings, një afrikano-amerikane ndihmoi në përpjekjet për shkarkimin e presidentit Donald Trump.

Megjithatë të katërta ato janë pothuajse të panjohura në skenën kombëtare.

Zoti Biden mund të dalë nga Uashingtoni dhe të zgjedhë guvernatoren e Miçiganit, Gretchen Whitmer. Ajo është vlerësuar gjatë kohës së pandemisë dhe përshtatet me sensin pragmatik të zotit Biden, duke fituar në 2018 me premtimin se do të rregullonte rrugët.

Por nuk është e qartë se ajo mund t’i sjellë zotit Biden avantazhe që ai nuk i ka ose nuk mund t’i gjejë diku tjetër.

E njëjta gjë mund të vlejë për senatoren nga Minnesota, Amy Klobuchar, një ish-rivale që përputhet shumë mirë me politkën e zotit Biden. Ndërkohë senatorja nga Masaçusets, Elizabeth Warren, mund të ofrojë një urë për të tërhequr progresistët, por disa demokratë thonë se mosha e saj, 70 vjeç, është një minus më i madh sesa ndryshimet politike me zotin Biden.

Ndoshta për të ndihmuar zotin Biden, thanë disa figura afrikano-amerikane dhe udhëheqës progresistë, më të rëndësishme janë politikat e kandidatit dhe partnerit që ai do të zgjedhë dhe apeli njerëzor. /Voa

Tags: Joe Bidenkarrierekoronavirusvendim

TË LIDHURA

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”
Bota

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Ushtria amerikane i bën thirrje Hamasit ta ndalë dhunën ndaj civilëve në Gazë dhe të çarmatoset
Bota

Ushtria amerikane i bën thirrje Hamasit ta ndalë dhunën ndaj civilëve në Gazë dhe të çarmatoset

20:58 | 15/10/2025
BE po humbet durimin, Von der Leyen vjen me kritika ndaj Vuçiç në Beograd
Bota

BE po humbet durimin, Von der Leyen vjen me kritika ndaj Vuçiç në Beograd

19:38 | 15/10/2025
Next Post
Çfarë po ndodh në Kinë? Sërish rritje të rasteve me koronavirus

Çfarë po ndodh në Kinë? Sërish rritje të rasteve me koronavirus

“10 mln euro kush ma sjell kokën e tij”/ Kërcënohet me jetë Albin Kurti

“10 mln euro kush ma sjell kokën e tij”/ Kërcënohet me jetë Albin Kurti

2000 viktima në 24 orë, vendi i parë në botë me këtë bilanc nga koronavirusi

2000 viktima në 24 orë, vendi i parë në botë me këtë bilanc nga koronavirusi







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”
Bota

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

by mirseda
22:04 | 15/10/2025
0

Hamasi ka lëshuar një deklaratë të re në minutat e fundit duke konfirmuar se ka dorëzuar në...

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit

“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit

21:47 | 15/10/2025
Vendimi i qeverisë, 753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit”

Vendimi i qeverisë, 753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit”

21:01 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com