E martë, 14 Korrik, 2020
26 C
Tirana

“10 mln euro kush ma sjell kokën e tij”/ Kërcënohet me jetë Albin Kurti

Më të lexuarat

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti është kërcënuar me jetë.

Në Facebook, një person me llogarinë, Daniel Arianitti, ka shkruar se jep një shpërblim prej 10 milion eurosh në këmbim “të kokës së Albinit”, të cilin e ka krahasuar me ish-liderin e Kubës, Fidel Castro.

“10 milionë euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai.

Raportohet se Lëvizja Vetëvendosje e ka denoncuar në polici kërcënimin.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka pohuar se aktualisht çështja është në duart e organeve të rendit, shkruan “opinion”.

Po ashtu, në një shkrim në Facebook, Manxhuka u bëri thirrje aktivistëve të LVV-së të mos merren privatisht me kërcënuesin: “E di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OFL i dërgon formularin 4 personazheve të njohura në Shkodër

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personazheve të njohur në Shkodër. Bëhet me dije se formularin e...

“Do paguajmë të gjithë banorët”/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka nisur shpërndarja e granteve për banesat e dëmtuara në Tiranë, nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai theksoi se...

Shkëmbimi i bujshëm/ Ja çfarë i ofron Chelsea klubit të Atletico Madridit

“Daily Mirror” shkruan se Chelsea dëshiron portierin slloven të Atlético Madridit dhe ka në mendje edhe ofertën, që do të paraqesë. Përveç një shume të...

Miratohet nisma e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese

Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit kanë miratuar sot me konsensus, pa asnjë votë kundër ndryshimet Kushtetuese. Ndryshime pati në pikën nr.3 të nenit...

Sistemi proporcional rajonal, kërkohet garanci për pragun zgjedhor

Deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar garanci nga mazhoranca, që pragun kombëtar duhet të jetë natyral në çdo qark, në mënyrë që të mos ikin...