Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se në kuadër të masave drastike të ndërmarra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke filluar nga sot, do ndalohen të gjitha fluturimet për në Britaninë e Madhe.
Pas Italisë, qeveria shqiptare ka vendosur të ndërpresë të gjitha udhëtimet ajrore edhe me Britaninë e Madhe, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit. Mbyllja e fluturimeve nis pas mesnatës së sotme.
Nëntë raste të reja me koronavirus janë shtuar në vendin tonë. Lajmin e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate për shtyp.
Në këtë mënyrë, numri total i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri shkon në 51.