Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Vëllezërit rrahin drejtorin e Kadastrës”, Lame zbulon vendimin për pronat

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Vëllezërit rrahin drejtorin e Kadastrës”, Lame zbulon vendimin për pronat

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar ndaj një lajmi ku thuhej se drejtori i Kadastrës së Elbasanit është dhunuar. Marrë shkas nga ky lajm, ai menjëherë ka bërë verifikimet ku ka rezultuar se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë çështje, e madje duke e cilësuar si një meme.

Lajmi në brendësi sillte një problematikë të madhe për shoqërinë shqiptare, e cila lidhet me pronat. Jo pak vrasje kanë ndodhur brenda rrethit familjar, e madje me një bilanc tragjik.

Artan Lame e sjell në fokus këtë problematikë, teksa paralajmëron se rruga që kanë hyrë për trajtimin e çështjes së pronës është pa kthim. Ai shton më tej se në 30 vite janë bërë gafa të tmerrshme, por tani nuk kanë më vend për kthim pas.

Statusi

RRAHJA

Sot në mëngjes më vjen një meme me tekst: “ELBASAN. DY VELLEZERIT NE SHERR PER PRONAT PAJTOHEN. PASTAJ SHKOJNE RRAHIN DREJTORIN E HIPOTEKES QE I KISHTE NGATERRUAR”.

O Zot! I ngrysur, urgjent bëra verifikimet se mos kishte gjë të vërtetë. Jo, s’kishte.

Pastaj buzëqesha. Si meme ishte vërtet e bukur, madje edhe sikur të kishte të vërtetë brenda, për në Elbasan, në Tiranë, Durrës a Vlorë qoftë. Madje edhe sikur ata dy vëllezërit të kishin ardhur të më rrihnin mua në Tiranë.

Me ç’kanë hequr njerëzit me pronat në këtë vend, qysh na lenë gjallë, që nga punonjësin e fundit e deri tek i pari i vendit, që nga ai i ‘91-shit e deri tek ne të ‘21-shit. Me pronat politika ka lozur si ka dashur e sa ka dashur në 3 dekada. Ka premtuar, ka gënjyer, ka provuar, ka eksperimentuar, ka shtyrë ditën, ka bërë e ç’nuk ka bërë. Pastaj, atë që e linte pa bërë politika, e bënin vetë punonjësit e hipotekave, në shumë raste thjesht myteberë injorantë, ushtarë partie, hajdutë të rëndomtë, matufë të paaftë, përfitues të momentit, e plot e plot të tjerë. Nuk them aspak që nuk ka patur politikanë që ju dhimbej gjëja apo specialistë të nderuar, por rezultati tregon pa fjalë që peshën dërmuese e kanë mbajtur ata të parët.

Më në fund, politika ja doli që ti japë vendit një ligj që i kaloi të gjitha barierat e mundshme, debatet parlamentare, hetimin e Komisionit të Venecias, dyshimet e fqinjëve, pengesën presidenciale dhe së fundi para një jave, edhe komentin pozitiv të DASH-it. Të atij DASH-it përtej oqeanit, se të qe për këta deshtë tanë, aha s’ja nxë goja asnjërit ta thojë një fjalë të mirë.

Po nejse. Ky ligj (ligji 20/20) bëri dy gjëra, thjeshtoi dhe përmblodhi nja 40 ligje, e nënligje, e VKM-ra në një të vetmë dhe të gjitha kakofonitë e zyrave që mereshin me pronat i mblodhi në një stan të vetëm që i vumë emrin “Kadastra Shqiptare”.

Me këtë ligj, politika e bëri punën e saj, ndaj jo më kot thashë s’ka ca ditë që politika duhet të mos përzuhet më tek ky gardh.

Të vijojmë te gardhi tani. Brenda tij janë ende shumica dërmuese e atyre që kanë bërë shumë nga hyneret e pronave ndër këto vite, ndaj s’duhet të çuditet askush që kohë pas kohe ndonjë prej tyre o do bjerë në rrjetën time, o do bjerë në rrjetën e SPAK-ut, madje mund të bjerë edhe në duart e ndonjë qytetari që i ka ardhur në majë të hundës.

Ja t’ua them unë se sa mund të jenë këta qytetarët e nervozuar. Kur mbyllëm hesapet e vitit 2020, bëmë edhe llogaritë e shërbimeve të dhëna përgjatë vitit. Ndër rreth 1,1 milion shërbime të dhëna publikut, rezultuan nja 4000 shërbime të pa lëvruara. Pra i bie që për vitin 2020 të jenë rreth 4000 qytetarë që nuk e morën shërbimin dhe, pavarësisht arsyes, mund të jenë të nxehur aq sa të shkojnë të zihen me punonjësin a drejtorin përkatës në Lezhë, Fier a Sarandë qoftë.

Mirëpo po të shkojmë ca më mbrapa, kur Kadastra quhej Hipotekë, na del se psh për të njëjtin numër total shërbimesh, në vitin 2017 kanë qenë 124.000 shërbime të palëvruara, pra 30 herë më shumë !!!

Apo që, kohëzgjatja mesatare e dhënies së shërbimit në vitin 2017 ishte 103 ditë, ndërsa në vitin 2020 u ul në 24 ditë. Në këto kushte, kushdo e kupton që këto dy vjetët e fundit në këtë institucion nuk ka ndryshuar vetëm emri, por edhe ca gjëra të tjera, paçka se askujt prej atyre 4000 vetave që nuk morën shërbimin vjet, nuk u intereson milioni i të kënaqurve, por halli i tyre i pazgjidhur.

Fundi i historisë. Rruga ku kemi hyrë për trajtimin e çështjes së pronës është pa kthim, qoftë edhe për një arsye Mërfiane: në 30 vjet i kemi bërë gjithë gafat e mundshme dhe nuk ka mbetur mundësi për gafë tjetër.

Ato që duhet të bëjmë dhe po bëjmë janë: të vijojmë zbatimin e Ligjit të ri, të përmbyllim procesin e Legalizimeve, të shpejtojmë me Regjistrimin e tokës në fshat, të nxisim reformën e brendshme vetëpastruese të Institucionit dhe të vijojmë të marrim punonjës të rinj punëdashës.

Këta të rinjtë të mundësisht edhe me lëkurë të trashë, që të durojnë edhe shpërthimet e zemërimit të atij qytetarit që, pasi ka 10 apo 20 vjet që priste shpresë’shuar, bëhet i gjallë tani se sheh që gjërat po lëvizin për mirë, dhe pastaj në një moment i del vetja nga kontrolli dhe i vjen që inatin e 20 vjetëve ta nxjerrë në një moment.

ARTAN LAME

  1. Sa për material për meme, ehu mund të jap edhe unë vetë sabah – aksham sa të duash, si ajo e para ca kohëve, kur nga Inspektoriati i Ndërtimit na erdhi kërkesa për verifikimin e dokumentacionit të një objekti dykatësh në bregdet.

U verifikua dhe rezultoi që kati i dytë ishte legalizuar diku në vitin 2012, ndërsa kati i parë rezultonte i paregjistruar. Inspektoriati me të drejtë na kërkoi t’i gjenim zgjidhje, sepse i binte që ata të shkonin të prishnin katin e parë dhe të linin në vend katin e dytë!

Tags: Artan Lamekreu i kadastres

TË LIDHURA

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

22:54 | 24/05/2025
Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
Next Post
Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

JU REKOMANDOJMË

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

20:17 | 24/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com