Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo.

Organizatorët e Tokio 2020 thanë se dy sportistët kanë shkelur rregullat e vendosura kundër COVID-19.

Ky është rasti i parë i përjashtimit të atletëve që prej se Olimpiada në Tokio nisi më 23 korrik, tha zëdhënësi i komitetit organizativ, Masanori Takaya.

Një zyrtar nga Komiteti Olimpik i Gjeorgjisë, tha se nga Olimpiada janë përjashtuar dy medalistët e bronztë Vazha Margvelashvili, 27 vjeç dhe Lasha Shavdatuashvili, 29 vjeç. Ky zyrtar tha se dy xhudistët kishin dalë jashtë Fshatit Olimpik për t’u takuar “me një të njohur të tyre” i cili jeton në Japoni.

“Kur ata dolën jashtë Fshatit, askush nuk i ndaloi te dalja. Prandaj, ata menduan se mund të largoheshin nga Fshati Olimpik”, tha ky zyrtar për AFP-në.

“Ata dëshironin që të dilnin në ajër të pastër, të relaksoheshin pas një dite të mundshme të garave”, tha ky zyrtar i cili ka folur në kushte anonimiteti.

Organizatorët e Tokio 2020 thanë më 31 korrik se ata më 29 korrik ndërmorën masa disiplinore ndaj të paktën një pjesëmarrësi në Olimpiadë, por nuk identifikuan personat e përfshirë në këtë rast.

Takaya gjatë një konference për media tha se ky ishte një rast i rëndë i shkeljes së rregullave dhe se shkelësit nuk do të lejoheshin të hynin në ndërtesat e Olimpiadës.

Ndërkaq, zyrtari nga Komiteti Olimpik i Gjeorgjisë tha se dy atletëve u është hequr akreditimi më 29 korrik dhe se ata tashmë janë kthyer në Gjeorgji.

Që të dy atletët e përjashtuar kishin humbur në finale nga dy xhudistë japonezë.

Në Tokio 2020, atletët testohen çdo ditë për COVID-19 dhe ata duhet të respektojnë rregulla strike kundër koronavirusit. Atletët po ashtu duhet të largohen nga Japonia 48 orë pasi kanë përfunduar garimin e tyre në Olimpiadë.

Atletët po ashtu nuk lejohen të përdorin transportin publik dhe mund të largohen nga Fshati Olimpik vetëm kur duhet të marrin pjesë në gara./REL

Tags: Lojërat Olimpike “Tokio 2020”Masanori Takaya

TË LIDHURA

Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Sport

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026
Sport

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026
Next Post

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Si duket Serbia…

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

by mirseda
13:20 | 05/06/2026
0

Vendi ynë do të vijojë të ketë temperatura të larta dhe mot të kthjellët. Në fundjavë moti...

Deputeti i PD: Qeveria po ndan Shqipërinë, qytetarët të protestojnë!

13:12 | 05/06/2026

Xhaxhai i Enea Mekollit akuza të forta: Kush e urdhëroi operacionin të përgjigjet para ligjit.

13:06 | 05/06/2026

Trafik armësh nga SHBA drejt Shqipërisë, arrestohet 32-vjeçari teksa merrte pakon

13:03 | 05/06/2026

Këshilli Bashkiak miraton listën e poseduesve jopronarë në kuadër të Paketës së Maleve

12:54 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com