Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

1 vit ago
in Bota, Të Gjitha

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë maska gjatë gjithë kohës, të testohen çdo javë për COVID-19, të mbajnë distancë fizike dhe në përgjithësi të mos udhëtojnë për punë. Kontraktorët federalë mund të përballen me kufizime të ngjashme. Presidenti tha gjithashtu se edhe ushtria amerikane së shpejti mund të kërkojë vaksinime.

“Përdorimi i maskës mbron nga përphapja e virusit. Por vaksinat janë mbrojtja më e mirë kundër rasteve të rënda nga koronavirusi”, tha Presidenti Biden.

Në fillim të javës autoritetet shëndetësore amerikane u kërkuan të vaksinuarve plotësisht që të fillojnë të përdorin maskat përsëri në ambjentet e brendshme në zonat ku virusi po përhapet me shpejtësi. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se varianti Delta mund të përhapet edhe nga të vaksinuarit.

“Është e rëndësishme që njerëzit e vaksinuar të kuptojnë se nëse ndonjë prej tyre infektohet në zonat ku po përhapet virusi ata mund ta transmetojnë virusin tek njerëzit e tjerë”, tha drejtorja e CDC-së Rochelle Walensky.

Udhëzimet e reja vijnë dy muaj pasi agjencia u tha amerikanëve të vaksinuar se ata mund të hiqnin maskat. Këtë javë CDC-ja po ashtu rekomandoi që të gjithë nxënësit, mësuesit dhe punonjësit nëpër shkolla dhe kopështe deri në klasën e 12 të përdorin masaka, edhe nëse janë të vaksinuar.

Bob McCann me sistemin arsimor në Miçigan ngre pikëpyetje rreth udhëzimeve të përgjithshëme në arsim.

“Një qasje e përshtatshme për të gjithë ndoshta nuk do të funksionojë, ndaj do të duhet të sigurohemi që çdo komuniteti t’i jepet mundësia të bëjë atë që është më e mira për fëmijët e tyre.”

Ligjvënësi republikan Kevin McCarthy i Kalifornisë po ashtu nuk pajtohet plotësisht me udhëzimet.

“Ky është vetëm fillimi. Sepse së shpejti fillon shkolla, por ata do ta mbyllin përsëri shkollën. Kjo ka të bëjë me kontrollin.”

Ndërkohë, shumë biznese janë duke urdhëruar që punonjësit të vaksinohen. Këtë javë firmat Facebook, Google dhe Netflix thanë se do t’u kërkojnë punonjësve që të vaksinohen. Vendime të ngjashme janë marrë nga qeveri lokale, përfshirë shtetin e Nju Jorkut, dhe mbi 600 universitete në Shtetet e Bashkuara. Dr. Robert Wacher është me Universitetin e Kalifornisë në San Françisko.“Udhëzimi është mjaft i mirë. Fatkeqësisht pandemia ka arritur në atë pikë ku thjeshtë kërkohet vaksinimi i sa më shumë njerëzve, ndryshe nga gatishmëria e njerëzve në kushtet aktuale.”

Afërsisht 56% e amerikanëve mbi 12 vjeç janë vaksinuar plotësisht./VOA

Tags: DELTASHBAvarianti

TË LIDHURA

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson
Stil

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson

15:42 | 19/08/2022
E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën
Sport

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

15:20 | 19/08/2022
“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë
Bota

“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

15:07 | 19/08/2022
Next Post
Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Covid-19/ ECDC paralajmëron: Varianti Delta do të ”pushtojë” Europën

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

JU REKOMANDJOMË

DETAJET/ Trafiku i heroinës nga Shqipëria, kush janë të arrestuarit në Itali

ITALI/ Trafik heroine dhe marijuane nga Shqipëria, arrestohen 21 persona

5 vjet ago
Mitet që rrëzoi dhe të vërtetat që rizbuloi protesta e thirrur nga Berisha

Mitet që rrëzoi dhe të vërtetat që rizbuloi protesta e thirrur nga Berisha

1 muaj ago
Arriti kualifikimin historik, portieri anglez largohet nga stadiumi ‘nga sytë këmbët’ (Video)

Arriti kualifikimin historik, portieri anglez largohet nga stadiumi ‘nga sytë këmbët’ (Video)

4 vjet ago
Vret politika, jo policia

A janë propozimet e PD-së ashtu siç i quan Preç Zogaj reformë kushtetuese?

10 muaj ago




TË FUNDIT

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson
Stil

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson

by Mar Si
15:42 | 19/08/2022
0

Ori Nebiaj dhe Isli Islamin s’do t’i shohim më në drejtimin e “Wake Up”. Në sezonin e...

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

15:20 | 19/08/2022
“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

15:07 | 19/08/2022
Gjendet një kallamar i rrallë gjigant, krijesa e detit me një sy të madh (VIDEO)

Gjendet një kallamar i rrallë gjigant, krijesa e detit me një sy të madh (VIDEO)

14:43 | 19/08/2022
Fundjavë e freskët dhe me reshje shiu

Fundjavë e freskët dhe me reshje shiu

14:16 | 19/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com