Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

Në njoftimin zyrtar nga policia u tha se shtetasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua, për vrasjen e Romeo Hasalla, 30-vjeç, dy ditë më parë. Po sipas burimeve zyrtare, dorëzimi i tij ishte arritur falë ndërmjetësimit të drejtorit të policisë së Fierit, Ferdinand Mara. Autori i ngjarjes ndodhet në komisariatin e Lushnjes.

Një parcelë e mbjellë me ullinj në një kodrinë në fshatin Garunjas, është bërë shkak për debate të vazhdueshme midis kushërinjve të parë, derisa ngjarja ka kulmuar me përdorimin e armëve të zjarrit. 65-vjeçari dhe djemtë e tij kanë shkuar me traktor pranë parcelës për ta punuar rreth orës 06:30 të mëngjesit. Atje ishin edhe dy vëllezërit.

Pasi janë konfliktuar verbalisht, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarrit të llojit çifte, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme djalit të xhaxhait, vetëm 30-vjeç, i martuar dhe me dy fëmijë të vegjël. Mësohet se 65-vjeçari dhe dy djemtë e tij kanë shkuar me makinë private në Spitalin e Lushnjës për të marrë mjekim, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dy ditë më parë u arrestuan edhe dy autorët e tjerë të dyshuar, përkatësisht shtetasiT Afrim Hasalli, 42-vjeç dhe nipi i tij, Marjus Hasalla, 20-vjeç. Viktima Romeo Hasalla, jetonte dhe punonte prej vitesh në Greqi. Babai i dy fëmijëve të mitur ishte kthyer të hënën e shkuar në shtëpinë e prindërve, për të kaluar pushimet.

Kastriot Hasalla: Unë kam qëlluar, mbaj përgjegjësi deri në fund!

Kastriot Hasalla ka pranuar autorësinë e vrasjes së kushëririt të tij, Romeo Hasalla për çështje pronësie. Ai thotë se ka qëlluar me armë dhe asnjë prej të arrestuarve të tjerë nuk ka goditur. Më tej Hasalla sqaron se pse nuk është vetëdorëzuar në komisariat, por ka zgjedhur të dorëzohet me praninë e avokatit.

Kush jeni ju?

Kastriot Hasalla: Unë quhem Kastriot Hasalla.

Ju jeni autori që kryet vrasjen?

Kastriot Hasalla: Po! Unë them vetëm drejtësinë dhe si ka ndodhur do t’i tregoj më tutje.

A keni qëlluar ju me armë?

Kastriot Hasalla: Po, unë kam qëlluar.

Pse u dorëzuat te avokati dhe jo te policia?

Kastriot Hasalla: Në polici nuk kisha besim, se nuk ka drejtësi. Për çfarë kam bërë mbaj përgjegjësi deri në fund. Çuni duhet të lirohet me gjithë vëllain, se nuk ka përgjegjësi fare. Unë kam qëlluar, mbaj përgjegjësi deri në fund. Mjetet e mia duhet të lirohen, se nuk e kanë bërë mjetet krimin.

Avokati thotë se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike të klientit të tij.

Avokati, Ilir Dervishi: “Unë jam avokati Ilir Dervishi që përfaqësoj klientin tim. E rëndësishme është që klienti me vullnetin e tij të lirë po shkon të dorëzohet pranë organeve të drejtësisë. Ka dashur të dorëzohet që ditën e parë, por nuk e di arsyen pasi 50 minuta kemi që kemi kontaktuar bashkë. Kemi kontaktuar shefin e komisariatit, prokurorin e çështjes, drejtuesin e Prokurorisë së Lushnjes, për veprimin e klientit tim. Por meqë jam përballë jush, edhe në emër të klientit tim dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së viktimës, por edhe shërim sa më të shpejtë të të plagosurve. Kjo është një ngjarje e rëndë, por edhe një ngjarje që nuk ka patur rrethana të tjera përveç atyre rastësore, që nuk ka pasur paramendim, por ka ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike të klientit tim. Dhe duke parë jetën e djalit që rrezikohej nga kërcënimi me armë i palës tjetër”.

Tags: Ferdinand MaraKastriot HasallaRomeo Hasalla

TË LIDHURA

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson
Stil

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson

15:42 | 19/08/2022
E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën
Sport

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

15:20 | 19/08/2022
“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë
Bota

“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

15:07 | 19/08/2022
Next Post
Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Si duket Serbia…

Si duket Serbia…

JU REKOMANDJOMË

Video/Policia sulmon shoferët, çfarë ndodhi në vetëm dy orë

U dorëzua para Vokshit, Veliaj tregon arsyen e largimit

4 vjet ago
‘Bujqësia është rikthyer’, Uka: Si përfunduam te ligji absurd politik 7501

‘Bujqësia është rikthyer’, Uka: Si përfunduam te ligji absurd politik 7501

11 muaj ago
Zuckerberg flet për dorëheqjen e mundshme

Zuckerberg flet për dorëheqjen e mundshme

4 vjet ago
Balla, thirrje të fortë KQZ-së: Skandali i PD me 1 milion dollarët, mos…

Balla, thirrje të fortë KQZ-së: Skandali i PD me 1 milion dollarët, mos…

5 vjet ago




TË FUNDIT

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson
Stil

Ori dhe Isli largohen nga “Wake Up”, ja kush i zëvendëson

by Mar Si
15:42 | 19/08/2022
0

Ori Nebiaj dhe Isli Islamin s’do t’i shohim më në drejtimin e “Wake Up”. Në sezonin e...

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

E dashura e re e Gerard Pique ka një ngjashmëri të madhe me Shakirën

15:20 | 19/08/2022
“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

“Starbucks” u largua nga Rusia, ja kush e zevendëson gjigantin e kafesë

15:07 | 19/08/2022
Gjendet një kallamar i rrallë gjigant, krijesa e detit me një sy të madh (VIDEO)

Gjendet një kallamar i rrallë gjigant, krijesa e detit me një sy të madh (VIDEO)

14:43 | 19/08/2022
Fundjavë e freskët dhe me reshje shiu

Fundjavë e freskët dhe me reshje shiu

14:16 | 19/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com