Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka konfirmuar se do të kandidojë sërish vitin e ardhshëm për një mandat të tretë në krye të këtij institucioni. Këtë deklaratë ai e ka zbuluar gjatë rubrikës “Opinion” në News 24.
U zgjodhët kryetar i PS-së për Tiranën. Do rikandidoni për një mandat të tretë në postin e kryebashkiakut të Tiranës?
“Meqë nuk ke shumë kohë dhe përgjigjen e do shkurt, përgjigjja është “Po”.
Kujtojmë këtu se në 2019-tën, pas betimit si kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për një mandat të dytë, Erion Veliaj shprehu angazhimin se nuk do t’i zhgënjente qytetarët dhe se do të punonte për vijimin e projekteve transformuese për qytetin. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj u betua se do të bënte më të mirën për Tiranën e shekullit të ri.