Kryebashkiaku Veliaj ka postuar në profilin e tij në Twitter, një video në të cilën shihen punimet që po kryhen për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë.
Veliaj ka shkruar përkrah videos: Para se të mbërrijnë brigadieret e SHQUP-it për teatrin e ditës.
Veliaj i përgjigjet në këtë mënyrë akuzave të Monika Kryemadhit dhe Jorida Tabakut të cilat janë shprehur që nuk po zhvillohen punime.
“Ua kuptoj hallin! S’bënë asnjë shkolle të re si PD-LSI gjatë gjumit të perbashkët në Bashkinë Tiranë”, ka shkruar më tej Veliaj.
Para se te mbrrijne brigadieret e SHQUP-it per teatrin e dites ??♂️ – ja Sami Frasheri sot! ❤️???
Ua kuptoj hallin! S’bene ASNJE shkolle te re si PD-LSI gjate gjumit te perbashket ne @BashkiaTirane – ASNJE!
Siklet duhet te jete te dalesh rrugeve me kete turp qe s’harroet! ??♂️ pic.twitter.com/ZRV4UbTC1N
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) November 4, 2020