Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vasili: Zgjidhja e krizës, zgjedhje të parakohshme sa më shpejt

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vasili: Zgjidhja e krizës, zgjedhje të parakohshme sa më shpejt

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është i bindur se vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme. Në një intervistë për “Panorama”, Vasili thekson se opozita e ka lexuar siç duhet mesazhin e bojkotit, që shqiptarët i bënë procesit të zgjedhjeve të 30 qershorit, ndaj edhe kërkon në mënyrë të menjëhershme një përballje elektorale me qeverinë. Sipas numrit dy të LSI-së, kryeministri Rama ka humbur të drejtën politike dhe morale, që të organizojë zgjedhje të ndershme dhe të pranueshme.

Z.Vasili, opozita, javët që pasuan zgjedhjet e 30 qershorit, është vënë e gjitha në lëvizje sikur të ishim përpara një periudhe parazgjedhore. Ka pasur ndonjë garanci apo sinjal nga faktori ndërkombëtar, që gjithnjë e më shumë po artikuloni tezën e zgjedhjeve të parakohshme?

Situata pas shpërthimit të babëzisë së votimeve moniste të 30 qershorit është shpërthyese. Nuk ka më kohë për të humbur për zgjidhje dhe 85 % e shqiptarëve folën qartë për këtë, ndaj zgjedhjet e parakohshme sa më parë është rruga që ata na treguan. Opozita prej kohësh është në gatishmëri, e organizuar plotësisht dhe në një mobilizim në nivel kapilar për zgjedhjet që duhet të mbahen sa më parë. Opozita prej kohësh ka filluar paraqitjen e shtyllave të programit të saj si dhe të masave konkrete tepër të rëndësishme për të çliruar shtetin nga kapja e gjithanshme, për të frenuar krizën dhe për të çliruar vendin nga krimi dhe korrupsioni.

Integrimi evropian i Shqipërisë është në udhëkryqin më të rrezikshëm dhe zgjedhjet e parakohshme të lira e të ndershme do të ishin hapi vendimtar për të rikthyer besimin thellësisht të tronditur te ndërkombëtarët, për të mos sakrifikuar të ardhmen evropiane të vendit. 30 qershori ka krijuar një moment kritik politik, që nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme që nuk presin më. Refuzimi kategorik i Këshillit të Evropës i Kongresit të tij të Autoriteteve Lokale për të vëzhguar 30 qershorin si votime moniste të papranueshme dhe të papërputhshme me standardet demokratike, por edhe Raporti shumë i rëndë i ODIHR-it, i cili nuk i certifikoi këto zgjedhje si dhe mijëra manipulime dhe veprime mafioze të një shteti të rënë, janë prova madhore të precipitimit të rrezikshëm të situatës. Komunikimi tepër intensiv dhe i përditshëm i opozitës me faktorin ndërkombëtar është shtrirë në të gjitha nivelet deri në ato me të lartat e politikës euroatlantike, edhe në këtë moment që flasim. Ndërkombëtarët janë tërësisht të shokuar nga votimet e turpshme të 30 qershorit dhe nga materialet, provat, dëshmitë, faktet denoncuese tronditëse që kanë tashmë në tavolinat e tyre. Ata janë tashmë të ndërgjegjësuar që arnat e deritanishme veçse kanë thelluar krizën dhe se ka ardhur momenti për një zgjidhje të thellë politike.

Ka hequr dorë opozita nga kërkesa për një qeveri tranzitore? Ju, në një reagim tuajin, thoni se vendi duhet të shkojë menjëherë drejt zgjedhjeve të parakohshme. A do të hyni me Ramën Kryeministër në këto zgjedhje?

Qeveria tranzitore është një rrugë e detyruar dhe e pashmangshme për të realizuar zgjedhjet e parakohshme me standardet e panegociueshme që sigurojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk ka asnjë shqiptar të vetëm qoftë ky edhe socialist, por edhe ndërkombëtar, që pas 30 qershorit të mund të besojë se Edi Rama dhe qeveria e rilindjes kanë të drejtën politike dhe morale, që të organizojnë zgjedhje të ndershme dhe të pranueshme. Hajdutëria e votimeve moniste të rilindjes në 30 qershor, që edhe duke kandiduar, votuar e numëruar vetëm ka shokuar të gjithë shqiptarët që panë me sytë e tyre përdhosjen e shtetit dhe të votës në votime të paligjshme dhe të turpshme moniste.

Asnjë nuk shlyen dot nga memoria, brenda dhe jashtë vendit, kutitë e votimit ngjitur me koshat e plehrave, KQZ-në social iste, që u printe manipulimeve të trasha e vulgare dhe kërcënimeve të shëmtuara të administratës që kërcënohej me bukën e gojës nga rilindja. Duket sikur ajo që ju e konsideroni bojkot në masën 85%, që shqiptarët i bënë procesit të 30 qershorit, ju ka dhënë garanci juve si opozitë se Ramën mund ta mundni edhe duke qenë Kryeministër? Apo nuk është kështu?

Refuzimi i 85% shqiptarëve është një urdhër mbarëpopullor për zgjidhje, ishte edhe shkarkimi plebishitar i tij si Kryeministër. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet sa më parë për të ndalur shkatërrimin përfundimtar të shtetit e sundimin e antishtetit dhe antiligjit si dhe për t’i dhënë fund kapjes monstruoze të shtetit nga Edi Rama dhe rilindja. Zgjedhjet, sa më parë, kanë mision që të ndalin katastrofën njerëzore të shkretimit të Shqipërisë dhe emigracionit tragjik, katastrofës ekonomike, tashmë të denoncuar nga DASH dhe Komisioni Europian. Zgjedhjet, sa më parë, janë frenimi i rënies në humnerë të Shqipërisë.

Edi Rama dhe babëzia e tij është mundur dhe diskredituar turpërisht në votimet e 30 qershorit. Me babëzinë e 30 qershorit Edi Rama u rrëzua si Kryeministër, ai rrëzoi vetveten pa kthim. Kurrkush, nga Vermoshi në Konispol dhe nga Brukseli në Uashington, nuk e shikon ndryshe Edi Ramën përveçse si një ish-Kryeministër të rrëzuar, të kriminalizuar, që grabiti me babëzi votat edhe kur voton vetëm, dhe që sot lëviz si fantazma e një të vdekuri politik në zyrën e Kryeministrit.

Tags: krizaopozitëVasilizgjedhje

TË LIDHURA

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

19:09 | 28/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë
Aktualitet

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë
Aktualitet

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Next Post
Gjykata i mbyll dosjen Shpëtim Gjikës, bien akuzat për koncesionin e rrugëve

Gjykata i mbyll dosjen Shpëtim Gjikës, bien akuzat për koncesionin e rrugëve

Artan Fuga: Politika po e masakron shkencën!

Artan Fuga: Politika po e masakron shkencën!

Transferimi në Serinë A, rrëfehet mbrojtësi i Kombëtares: Ja pse zgjodha Parmën

Transferimi në Serinë A, rrëfehet mbrojtësi i Kombëtares: Ja pse zgjodha Parmën

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

by mirseda
19:09 | 28/07/2025
0

Një trup i pajetë është gjetur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Ende nuk dihet...

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com