Lidhur me situatën emergjente me përmbytjet në Shkodër, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook edhe kryetari grupit parlamentar të LSI-së zoti Petrit Vasili. Ky i fundit shpreh edhe vërejtjet e drejtpërdrejta që ka ndaj kryeministrit Rama, ku thotë se ky i fundit ka qepur gojën e ka lidhur këmbët duke lënë shqiptarët pa drejtim. Ja cili është postimi i zotit Vasili:
Statusi:
Kryeministri që nuk ka shkelur akoma në Shkodrën e përmbytur.Turp.
Shkodra po përjeton një moment shumë të vështirë dhe mijëra hektarë toke janë përmbytur dhe mijëra familje janë të rrezikuara.
Kryeministri as që ka shkelur dhe as flet asnjë fjalë për këtë situatë kritike.
Ky Kryeministër që vite më parë në përmbytjet e 2010 -11 mbante pa u lodhur fjalime pa fund sot ka qepur gojën e ka lidhur këmbët dhe as flet për Shkodrën e as shkon në Shkodër.
Pret kryeministri që natyra të qetësohet, ujërat të fillojnë të bien vetë dhe ky pastaj të dalë e të recitojë të njëjtën idiotësi “që ne menaxhuam krizën si asnjëherë në këto 25 vjet”.
Fakti është që Shkodrën e ka lënë në mëshirë të fatit. Personat qesharakë të qeverisë ku njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit nuk janë menaxhuesit e përmbytjes por komedia e zezë e qeverisjes me Shkodrën.
Shqiptarët janë pa drejtim! TIRANA TODAY