Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i rikujtuar nismën e kësaj force politike për kocensionet.
Vasili deklaron se nisma e LSI-së për koncesionet, e cila është depozituar në Kuvend 2016 është bllokuar qëllimisht dhe arbitrarisht nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese në Kuvend, prandaj kërkon ndërhyrjen e Ruçit.
Deputeti shprehet se Komisionet Parlamentare përgjegjëse nuk e kanë marrë në shqyrtimin nismën e LSI për koncensionet, një projektligji i dorëzuar në Kuvend në vitin 2016 por që ende nuk është hedhur në votim.