Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Valuta/ Euro i rikthehet rënies së fortë, ja me sa lekë u këmbye sot

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Valuta/ Euro i rikthehet rënies së fortë, ja me sa lekë u këmbye sot

Monedha e përbashkët i është rikthyer rënies së fortë pas një periudhe kur ishte stabilizuar në rreth 122 lekë, duke reflektuar forcimin e efekteve sezonale, të pranishme gjithnjë në këtë periudhë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.74 lekë, duke shënuar një rënie prej 0.17 lekësh në raport me një ditë më parë. Që nga e enjtja e javës së kaluar kur u rrit në 122.3 lekë, monedha e përbashkët, ka rënë me 0.55 lekë.

Euro po i afrohet sërish nivelit më të ulët në 11 vjet, që është arritur në 19 qershor të këtij viti. Aktorët e tregut valutor pohojnë se arsyeja kryesore e kësaj rënieje lidhet me efektet sezonale, si të ardhurat nga turistët dhe shtimi i prurjeve të emigrantëve.

Të dhënat e INSTAT treguan së në 6 muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve në vend ka arritur në nivel rekord, që kulmuan në qershor. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në qershor 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 630.334. Krahasuar me qershor 2018, ky numër është rritur me 27,0%. Vendin e parë e mbajnë shtetasit nga Kosova, me një rritje të ndjeshme prej 55% në raport me të njëjtin muaj të një viti më para. Në total kanë hyrë 213.5 mijë shtetas nga Kosova. Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, ata janë dyndur në plazhet e Shqipërisë, duke shfrytëzuar sidomos fundjavat. Në vend të dytë janë maqedonasit, me rreth 68 mijë hyrje dhe rritje 14,3%. Nga Greqia kanë hyrë 10% shtetas më shumë (rreth 46 mijë).

Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar edhe të italianëve, hyrjet e të cilëve u rritën me rreth 9% (41.5 mijë). Rritje të ndjeshme kishin turistët nga Anglia, me 34% (14.3 mijë) dhe sidomos nga Mali i Zi me 35% (rreth 38 mijë hyrje). Të ardhurit nga Zvicra u rritën ndjeshëm me rreth 55%, por gjithsesi ata mbetet shumë të paktët në numër, në rreth 5 mijë persona.

Ky fluks i vizitorëve të huaj ka rritur dhe ofertën e valutës në vend, duke ndikuar në forcimin e euros. Përgjithësisht tendenca pritet të vazhdojë dhe ne gusht, ku krahas turistëve në vend kthehen edhe emigrantët, një tjetër faktor që nxit ofertën për valutë në vend. Për periudhën 3 janar-24 korrik të këtij viti, kursi mesatar i këmbimit është 124.5 lekë, nga 127.6 që ishte mesatarja e vitit të kaluar duke u luhatur në nivelin më të ulët që nga 2008-a.

Tags: eurolekerenievaluta

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Meta hakmerret ndaj Ramës: S’ka forcë në botë që më ndalon si president!

Meta hakmerret ndaj Ramës: S'ka forcë në botë që më ndalon si president!

Artistët arritën të futen brenda Teatrit, godinës i ndërpritet energjia elektrike

Artistët arritën të futen brenda Teatrit, godinës i ndërpritet energjia elektrike

E plotë/ Zbardhet kërkesa e Metës në Kushtetuese për Teatrin

E plotë/ Zbardhet kërkesa e Metës në Kushtetuese për Teatrin







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com