E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

Vaksinimi kundër gripit, Manastirliu: Kemi siguruar 368 mijë doza

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ishte në Poliklinikën Qendrore në Tiranë, ku ka nisur sot programi i vaksinimit kundër gripit.

Manastirliu deklaroi se janë siguruar disa herë më shumë vaksina se një vit më parë.

“Bazuar edhe në rekomandimin e ekspertëve, ne ja kemi dalë të financojmë në kohë dhe të sigurojmë 368 mijë doza vaksinash, sasia e parë e të cilave ka mbërritur dhe ka nisur të shpërndahet në qendrat shëndetësore, me qëllim vaksinimin e kategorive të riskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, duke vijuar me mësuesit, edukatorët, duke vazhduar me të sëmurët kronikë, me ata mbi 65 vjeç, fëmijët”, tha ajo.

Nga ana tjetër, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, theksoi se ka mbërritur sasia e parë në kohë edhe pse në situatë pandemie dhe do të vijohet me ardhjen e dozave të tjera, sipas planit.

“Këtë vit, përveçse shumëfishimit të numrit të vaksinave, duhet të mbajmë parasysh që në periudhën e pandemisë dhe globalisht, dërgesat vaksinale bëhen me porcione. Ne kemi marrë pjesën e parë dhe siç edhe e kemi gjykuar bazuar mbi ligjin e sëmundjeve infektive, fillojmë me punonjësit shëndetësor, të cilët siç e pamë edhe sot e kanë filluar vaksinimin”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndodhej në arrest shtëpie, arratiset këngëtarja Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila ndodhet nën masën “arrest shtëpie” është arratisur nga banesa në të cilën qendronte. Mësohet se një patrullë e policisë së...

Nuk i lejohet kandidimi, Kurti: S’jam në dijeni, kryesoj listën e Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është ka reaguar në lidhje lidhur me përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë KQZ-së për...

Fundosja e “Wilhelm Gustloff”, tragjedia më e madhe detare e të gjitha kohërave

Titaniku, është tragjedia detare më e përmendur, por nuk është tragjedia më e madhe në histori. 33 vite më vonë, do të mbytej në...

Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA, godina ndodhet shumë pranë Capitol

Teksa pritet inaugurimi i Joe Biden si President i 46-të i SHBA-ve, një befasi ka ndodhur shumë afër Capitol, pikërisht në Gjykatën e Lartë. Stafi...

Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...