Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vaksinat dhe kriza e besueshmërisë së Perëndimit

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Vaksinat dhe kriza e besueshmërisë së Perëndimit

Nga: Mohamed A.El-Erian“Project Syndicate”

Funksionimi i duhur i çdo sistemi ekonomik të ndërlidhur varet nga besimi ndaj tij. Dhe një sistem global i hartuar nga ekonomitë më të përparuara, kërkon një nivel të konsiderueshëm të besueshmërisë nga bota në zhvillim.

Që të dyja këto bëhen edhe më të rëndësishme pasi ekonomitë më në zhvillim, të udhëhequra nga Kina, po fitojnë një rëndësi jetike. Ndërsa bota po përpiqet ta rimarrë veten nga goditja e fortë ekonomike që solli me vete pandemia e Covid-19, keq-menaxhimi i shpërndarjes globale të vaksinave e ka dobësuar shumë besimin tek sistemin ndërkombëtar që u ngrit pas Luftës së Dytë Botërore.

Të kombinuara me kujtimet e krizës financiare globale të vitit 2008, që filloi tek ekonomitë e përparuara, dështimet e sotme po i përforcojnë dyshimet midis disa vendeve, se rendi ndërkombëtar mund të mos jetë më i përshtatshëm për të adresuar sfidat e sotme.

Këto shqetësime duhet t’i marrë më seriozisht Perëndimi. Në kushtet kur nuk ka asnjë sistem tjetër shumëpalësh që të zëvendësojë sistemin aktual, alternativa e vetme është një skenar i copëzimit global dhe rritjes së tensioneve ekonomike, sociale dhe politike.

Megjithëse Britania e Madha ka qenë përpara shumicës së vendeve të tjera në vaksinimin e popullsisë, lufta e saj për të frenuar infeksionet e lidhura me variantin e ri B.1.617.2 nga India,na shërben si një kujtesë në kohë se askush nuk është i sigurt prej koronavirusit, derisa të sigurt të jenë gjithë qytetarët e botës.

Siç vëren ish-kryeministri britanik Gordon Braun, ndërsa “gati gjysma e qytetarëve të SHBA-së dhe Britanisë, kanë marrë të paktën një dozë” të vaksinës kundër Covid-19, kjo shifër është vetëm në 11 për qind në Indi. Në Afrikën Sub-sahariane, vetëm 1 për qind e popullsisë ka marrë një doze vaksine.

Ndërsa problemet specifike, kanë kontribuar në menaxhimin e gabuar dhe joefikas të fushatës së vaksinimit në disa ekonomi në zhvillim, problemi kryesor ka qenë me sasitë e pamjaftueshme të vaksinave. Siç e theksuan në mars Kombet e Bashkuara, vetëm “10 vende të pasura zotërojnë gati 80 për qind të të gjitha vaksinave anti-Covid”.

Kjo gjë u ka dhënë mundësi atyre që të nisin dhe të vaksinojnë edhe kategoritë më pak të rrezikuara të popullatës – përfshirë fëmijët deri në moshën 12 vjeç – ndërsa miliarda njerëz në botën në zhvillim mbeten krejtësisht të pambrojtur.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se vendet me më shumë vaksina në dispozicion, mund t’u dhurojnë të tjerëve1 miliardë doza brenda këtij viti, pa dëmtuar aspak prioritetin e vaksinimit të qytetarëve në vendin e tyre.

Për më tepër, disa ekonomi të përparuara kanë grumbulluar aq shumë vaksina, sa që po planifikojnë një raund të ri vaksinimesh vjeshtën që po vjen. Dhe financimi i pamjaftueshëm për COVAX, struktura e bashkësisë ndërkombëtare që synon të garantojë një qasje të barabartë globale tek vaksinat, nënvizon më tej hezitimin e tyre për të ndihmuar pjesën tjetër të botës.

Dhe ky nuk është vetëm një dështim moral dhe etik; por edhe praktik. Sipas një studimi të FMN -së, një shtesë prej 50 miliardë dollarësh në financimin e përpjekjes globale të vaksinimit, do të sillte 9 trilionë dollarë përfitime ekonomike.

Sa më gjatë që të vazhdojë të pengohet përhapja globale e vaksinave, aq më i madh do të jetë dëmi afatgjatë i një sistemi ndërkombëtar tashmë të mbingarkuar. I projektuar gati 80 vjet më parë, ky sistem përqendrohet tek ekonomitë më të zhvilluara që kanë siguruar historikisht “të mirat publike” kryesore, si një valutë e qëndrueshme për rezervat ndërkombëtare (dollari amerikan) dhe fonde të konsiderueshme për institucionet shumëpalëshe.

Në këmbim të këtyre kontributeve, ekonomitë e përparuara kanë gëzuar privilegje të mëdha, duke përfshirë një veto de fakto në çështjet e qeverisjes globale, tërheqjen e monedhës dhe kostot e ulëta të financimit të përditshëm (duke shërbyer si një destinacion për kursimet e të tjerëve).

Megjithatë, ndërsa sistemi ndërkombëtar i pasluftës u jep këtyre ekonomive një ndikim jo-proporcional në çështjet globale, besueshmëria dhe funksionimi themelor i tij, varet përfundimisht nga ajo nëse administruesit e tij sillen me përgjegjësi.

Kriza financiare e vitit 2008,tregoi se mbështetja e zgjatur dhe e tepruar e botës së pasur mbi një përzierje politikash të varura më tepër se sa duhet nga politika monetare, e ka kompromentuar që nga ajo kohë besueshmërinë e tyre. Përkundër këtij sfondi, shpërndarja e pa balancuar, e padrejtë dhe joefikase e vaksinave mund t’i japë një goditje të madhe qëndrueshmërisë afatgjatë të sistemit.

Sigurisht, ky skenar do t’i shkonte shumë për shtat Kinës. Me fuqinë e saj në rritje ekonomike dhe shtrirjen globale, ajo e ka sfiduar me padurim legjitimitetin dhe joshjen ndaj rendit të dominuar nga Perëndimi, të cilin e përshkruan si jo të besueshëm dhe të varur nga marrëdhëniet asimetrike përkundrejt vendeve në zhvillim.

Por për shkak se askush nuk mund të zëvendësojë diçka me asgjë, rezultati ka qenë një evolucioni i ngadaltë, por i qëndrueshëm drejt një lloj sistemi hibrid. Sistemi i pasluftës mbetet në fuqi, por dominimi i tij po zbehet gradualisht, për shkak të përhapjes së nismave që e anashkalojnë thelbin e tij.

Shembujt përfshijnë institucione të reja shumëpalëshe (të tilla si Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë dhe Banka e Re për Zhvillim), plane të reja rajonale (veçanërisht Nisma kineze e Brezit dhe Rrugëve), dhe marrëveshjet e reja dypalëshe të tregtisë dhe investimeve.

Për shkak të këtyre zhvillimeve, funksionimi i përgjithshëm i ekonomisë globale është dobësuar, me pasoja të mëdha për të gjithë. Dhe sa më shumë që vaksinimi mbetet pas në shumë pjesë të botës në zhvillim, aq më shumë presion do të ndjejnë vendet e vaksinuara për të adoptuar një qasje izolacioniste.

Besimi është një “produkt i çmuar”. Ai është i vështirë për t’u vendosur. Edhe pse nuk është perfekt, rendi aktual ndërkombëtar është më i mirë se çdo alternativë tjetër. Ekonomitë e zhvilluara nuk duhet ta rrezikojnë atë duke e zvarritur akoma më shumë fushatën globale të vaksinimit.

Burimi i lajmit: https://www.project-syndicate.org/commentary/global-vaccination-failures-threaten-western-led-international-system-by-mohamed-a-el-erian-2021-05

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19krizePerendimivaksinim

TË LIDHURA

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare
Bota

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

09:38 | 10/10/2025
Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme
Bota

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe
Bota

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

22:28 | 09/10/2025
Next Post
U gjet pa shenja jete/ 45-vjeçari, vëllai i gjyqtarit të shkarkuar nga Vettingu

U gjet pa shenja jete/ 45-vjeçari, vëllai i gjyqtarit të shkarkuar nga Vettingu

Pas Ilir Allkjas, shkarkohet nga detyra një tjetër mjek i QSUT (Dokumenti)

Koronavirusi ''nën kontroll'': 1 viktimë dhe 12 raste të reja

Arsenali vendos për Xhakën, ja cila do të jetë e ardhmja e tij

Arsenali vendos për Xhakën, ja cila do të jetë e ardhmja e tij







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6
Politikë

Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6

by mirseda
09:50 | 10/10/2025
0

Në datat 13 dhe 14 tetor në Tiranë do të mbahet Forumi i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani...

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

09:38 | 10/10/2025
Mbahet sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn, mbrojtësit bëjnë kërkesë për shtyrje

Mbahet sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn, mbrojtësit bëjnë kërkesë për shtyrje

09:29 | 10/10/2025
Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:54 | 09/10/2025
Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com