E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Uzuni në super-formë, i shënoi tregolësh Prishtinës në Champions dhe nuk festoi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin me klubin e tij Ferencvaros. Bomberi kuqezi ka gjetur tre herë rrugën e rrjetës në ndeshjen që kampionët e Hungarisë fituan me rezultatin 3-1 ndaj FC Prishtinës, e vlefshme për turin eliminator të Champions League.

Goli tij i parë u shënua në minutën e 48-të, kur sapo kishte nisur pjesa e dytë. Uzuni merr një top në hyrje të zonës dhe godet saktë me të majtën, duke e kaluar topin me këmbëve të portierit Nika.

Pasi FC Prishtina barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 67-të, sulmuesi shqiptar do t’i jepte sërish avantazhin kampionëve të Hungarisë. Pasi merr topin në mesfushën e tij bën një sprint prej rreth 50 metrash me topin në këmbë, pason për te njëri prej shokëve të skuadrës, i cili ia kthen reston duke i krosuar topin në një pozicion të favorshëm për Uzunin, që nuk e ka të vështirë të shënojë golin e dytë. Një aksion me të vërtetë fantastik.

Në minutën e 89-të vjen edhe goli i tretë, që vulosi fitoren 3-1 e Ferencvaros në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas këmbënguljes së hungarezëve, shqiptari është në vendin e duhur teksa portieri i Prishtinës grushton një gjuajtje në zonë. Uzuni merr topin dhe lëshon një diagonale të saktë më te djathtën, duke kompletuar këtë super-paraqitje në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë. Beratasi duket në formë të shkëlqyer para eliminatoreve të Botërorit 2022, që nisin në shtator.

Me këtë fitore kampionët e Hungarisë kalojnë në turin tjetër, pasi kishin fituar edhe në ndeshjen e parë me rezultatin 3-0./fshf

E rëndësishme të theksohet, lidhur  me aspektin njerëzor, që Uzuni nuk festoi golat ndaj ekipit shqiptar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...