Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Urdhri i prerë i Xhafajt: Policia të zbresë në terren, efektivët të njohin banorët

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Urdhri i prerë i Xhafajt: Policia të zbresë në terren, efektivët të njohin banorët

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi se do të ketë goditje të grupeve kriminale në Fier dhe në Lushnjë, ndërsa nënvizoi se deri më tani janë goditur 7 grupe kriminale nga operacioni “Forca e Ligjit”.

Gjatë fjalës së tij, në aktivitetin “Forumi Qytetar për Sigurinë Publike”, ndër të tjera ministri bëri të ditur se policia do të zbresë në teren. “Ne do të vazhdojmë me ristrukturimin e Policisë në territor. Çfarë duam të bëjmë ne me këtë strukturim të ri të Policisë në territor? Duam, dhe tashmë është bërë fakt, një riorganizim të ri të strukturave policore mbi bazën e zonave policore.

Fieri dhe të gjitha bashkitë do të ndahen në disa zona policore. Në zona policore ku janë njëkohësisht edhe oficeri i Policisë Kriminale, – pra ai që merret me krimin aty, në territor,- edhe Patrulla që patrullon për rendin dhe qetësinë në çdo lagje dhe në çdo pjesë të territorit, dhe veçanërisht oficerët e Policisë në Komunitet.

Pse them veçanërisht oficerët e Policisë në Komunitet? Sepse është momenti që ta forcojmë rolin e tyre. Punonjësit e Policisë që shërbejnë në lagje e fshatra të caktuara, në mënyrë që qytetarët kudo ku janë në mëhallën, lagjen, fshatin e tyre të dinë se cili është polici që i shërben atij komuniteti. Dhe nga ana tjetër ky punonjës policie  të njohë shumë mirë banorët e komunitetit që i shërben”.

Fjala e plotë

“Dëshiroj t’ju falënderoj shumë për mbështetjen që i keni dhënë strukturave të policisë vendore këtu në Qarkun e Fierit, të vlerësoj bashkëpunimin shumë të mirë që strukturat vendore të policisë kanë me organet e qeverisjes vendore, shoqërinë civile, komunitet fetare këtu dhe një sërë aktorësh të tjerë të rëndësishëm  pa bashkëpunimin e të cilëve nuk mund të flasim sot për rend, qetësi dhe siguri.

Kjo çka po bëjmë nuk është as më shumë e as më pak nevoja që Policia të jetë më mirë. Jo thjesht dhe vetëm në një mbulim më të mirë të territorit. Por në radhë të parë në një marrëdhënie më të mirë me qytetarët, por t’u shërbyer më mirë interesit të çdo qytetari  edhe në Qarkun e Fierit. Për një jetë më të qetë e të sigurt.

Ju bëtë një pyetje me shumë të drejtë, kam përshtypjen zonja duhet të jetë e shoqërisë civile.

Dhe unë dua të them që ky nuk është një shoë. Ky është një takim pune. Një raport i ri që ne, Qeveria dhe strukturat, organet ligjzbatuese duan të ndërtojnë me qytetarët, në funksion të shërbimit ndaj tyre dhe një marrëdhënieje të re me ta. Dhe konkretisht, më specifikisht, për çështjet e rendit dhe sigurisë publike.

Por ky është vetëm hapi i parë. Hapi i parë ku organet ligjzbatuese vendore të Policisë së Shtetit janë sot këtu për të bërë transparencën e punës së tyre dhe për të dhënë llogari para qytetarëve. Një proces i cili do të vazhdojë jo vetëm në qarqet e tjera dhe në nivel qarku, por do shtrihet në çdo bashki e çdo njësi administrative.

Pse duam ta bëjmë këtë?

Sepse Policia mbahet nga taksat e qytetarëve dhe është në funksion e në shërbim të qytetarëve në respekt të ligjit.

Që do të thotë që ajo duhet të jetë transparente. Duhet të japë llogari për atë se çfarë bën në ushtrimin e detyrës së saj për t’i shërbyer qytetarëve. Por llogarinë e para nuk duhet t’ia japë drejtorit, nuk duhet t’ia japë ministrit, por duhet t’ua japë qytetarëve të cilëve iu shërben.

Unë besoj fort që drejtori i Policisë këtu dhe të gjithë drejtuesit Vendorë të Policisë nesër do të jenë ndryshe. Pse do të jenë ndryshe? Sepse sot kanë dalë para jush. Jam i bindur që shumica këtu nuk e njihnin deri dje kush ishte drejtori i Policisë, por sot e njohin fizikisht. Sot njohin dhe përgjegjësinë që ka ai për të shërbyer. Nga ana tjetër ai nesër do të duhet të mendojë shumë më mirë për këtë marrëdhënie, për këtë shërbim që ai dhe ekipi i tij duhet të vendosë në funksion të qytetarëve.

Ky proces llogaridhënieje është më shumë përgjegjësi për drejtorin Vendor dhe ekipin e tij, për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, për Ministrinë gjithashtu, në shërbimin që bëjnë në funksion të rendit dhe të qetësisë publike. Përveç kësaj, ne do të vazhdojmë me ristrukturimin e Policisë në territor. Çfarë duam të bëjmë ne me këtë strukturim të ri të Policisë në territor? Duam, dhe tashmë është bërë fakt, një riorganizim të ri të strukturave policore mbi bazën e zonave policore. Fieri dhe të gjitha bashkitë do të ndahen në disa zona policore. Në zona policore ku janë njëkohësisht edhe oficeri i Policisë Kriminale, – pra ai që merret me krimin aty, në territor,- edhe Patrulla që patrullon për rendin dhe qetësinë në çdo lagje dhe në çdo pjesë të territorit, dhe veçanërisht oficerët e Policisë në Komunitet. Pse them veçanërisht oficerët e Policisë në Komunitet? Sepse është momenti që ta forcojmë rolin e tyre. Punonjësit e Policisë që shërbejnë në lagje e fshatra të caktuara, në mënyrë që qytetarët kudo ku janë në mëhallën, lagjen, fshatin e tyre të dinë se cili është polici që i shërben atij komuniteti. Dhe nga ana tjetër ky punonjës policie  të njohë shumë mirë banorët e komunitetit që i shërben.

Dhe duke patur në një zonë policore edhe oficerin e Policisë Kriminale edhe oficerin e Policisë në Komunitet, duke patur gjithashtu edhe Patrullën e Përgjithshme ne arrijmë të bëjmë një mbulim të gjithë problematikës që ka territori qoftë nga pikëpamja e fenomeneve të paligjshmërisë që shfaqen në territor qoftë nga problematikat që kanë vete qytetarët.

Dhe ky është një shërbim që shkon afër qytetarit dhe nga pikëpamja fizike nëse sot duhet të ngrihet dikush nga njëra anë e Fierit për të shkuar në Komisariat apo në Drejtori nesër do të shkojë të zyra e shërbimit policor në zonën policore në pikën më të afërt të tij.

Krahas kësaj ne do të duam që të ndërtojmë dhe një proces vlerësimi të komunitetit për oficerët  e Policisë që shërbejnë në territore të caktuara në mënyrë që kushdo që dëshiron të bëjë karrierë në Polici duhet të marri vlerësimin e qytetarëve që iu ka shërbyer  jo kjo dhe vetëm sipas preferencës së organeve drejtuese të Policisë por duke u mbështetur fort  në vlerësimin e komunitetit përkatës. E gjithë kjo marrëdhënie synon që policia të jetë shumë  më mirë prezente në territor synon të ketë një marrëdhënie te drejtpërdrejtë ndërmjet Policisë dhe qytetarit.

Por ky është vetëm hapi i parë i këtij procesi.

Dhe meqenëse e mora fjalën dua të them dhe një gjë tjetër.

Që është gjithashtu një llogaridhënie e imja, e ekipit tim si ministër, drejtorit të Përgjithshëm dhe ekipit të tij gjithashtu.

Për qeverinë ka qenë dhe mbetet prioritet lufta kundër krimit të organizuar.

Qeveria ka miratuar vitin e kaluar një plan masash të detajuar në luftën kundër krimit të organizuar dukë mbështetur një operacion të gjerë të quajtur “Forca e ligjit“ që synon të godasë fort grupet e strukturuara kriminale që janë në territor. Por jo vetëm kaq. Jo vetëm ndëshkimin penal të tyre por edhe goditjen e pasurive kriminale që këto grupe kanë vendosur. Pra nga njëra anë ndëshkimi penal i tyre dhe nga ana tjetër heqja e bazës ekonomike që i mban gjallë ato. Ne jemi të vendosur për ta bërë këtë luftë pa kompromis ndaj grupeve kriminale. Sot që po flasim në shkallë vendi ne kemi goditur 7 grupe të tilla kriminale si dhe për një pjesë të konsiderueshme të tyre kemi  nisur hetimin pasuror të grupeve kriminale.

Ky është një problem që nuk është vetëm në disa pjesë të territorit sigurisht, por në Fier dhe Lushnje gjithashtu ka disa probleme të kësaj natyre. Ka disa element, ka disa individë, por edhe grupe kriminale të cilët kanë guxuar të përballen jo në pak raste edhe me policinë. Ne jemi të angazhuar fort sëbashku me Prokurorinë në një proces hetimi ndaj këtyre grupeve kriminale. Kemi goditur disa prej tyre dhe shumë shpejt do të shikoni rezultate konkrete edhe në Fier edhe në Lushnje ku ka pasur edhe ka dukuri të kësaj natyre.

Nga ana tjetër dëshiroj të theksoj që ne jemi të angazhuar fort edhe në një betejë pa kompromis me fenomenin e kanabisit. Vitin e kaluar të gjithë sëbashku, Policia e Shtetit, organet e qeverisjes vendore në bashkëpunim edhe me qytetarët e qarkut të Fierit ne arritëm një sukses të konsiderueshëm duke e ndërprerë këtë fenomen dhe duke e hequr përfundimisht vendin nga harta e vendeve që kultivojnë kanabisin. Ne jemi të vendosur që edhe gjatë këtij viti ky fenomen të mos përsëritet më. Por për këtë kërkojmë edhe mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj. Unë e di që në disa raste nuk është e lehtë, në disa raste ka pasur edhe ndonjë tension të vogël, me kontrolle të ushtruara nga policia, në sera, në objekte të ndryshme, por duhet të na mirëkuptoni. Kjo mund të jetë pak e bezdisshme për disa, por është një gjë shumë e madhe, një gjë shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët, për të gjithë vendin. Unë dëshiroj t’ju them që në këtë proces, ne jemi fort të angazhuar. Kryeministri, qeveria, ka caktuar prioritete të rëndësishme për luftën kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti. Por ne nuk mund t’i përballojmë të vetëm këto sfida të rëndësishme; nuk mund t’i përballojmë të vetëm pa bashkëpunimin me të gjitha organet e qeverisjes vendore; pa bashkëpunimin me komunitetet fetare; pa bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile, por në mënyrë të veçantë, pa mbështetjen e çdo qytetari këtu në qarkun e Fierit.

E kemi pak të vështirë ne kur na duhet të sinjalizojmë policinë. Është i vërtetë shqetësimi që u ngrit këtu për Bubullimën. Ka pasur shqetësime të kësaj natyre edhe në disa zona të tjera, disa persona janë arrestuar ditët e fundit për atë fenomen, para 2 javësh më thotë drejtori. Është një proces që po vazhdon nga organet e policisë vendore. Por ama duhet të themi edhe tjetrën që jo në pak raste, qytetarët kanë pasur përgjigje.

Por ç‘t’u themi ne, kjo është detyra juaj! Është e vërtetë që është detyrë e policisë, por ne nuk mund të vendosim polic në çdo rrugë, dhe nuk duhet ta pretendojmë që të vendosim polic në çdo cep pallati. Dhe nuk duhet ta kemi të vështirë që ashtu siç ndodhe në çdo vend demokratik, çdonjëri të telefonojë, njoftojë dhe t’i japë informacion policisë në mënyrë që ajo ta bëjë punë sa më mirë. Pa këtë bashkëpunim, pa këtë marrëdhënie, policia nuk mund ta bëjë ashtu siç duhet detyrën e saj për një kontroll më të mirë  të territorit dhe për një goditje të fortë ndaj çdo grupi kriminal dhe ndaj çdo paligjshmëri që ndodh në territor.

Unë besoj që ky forum, ky dialog që po hapim së bashku, do të jetë një moment reflektimi, përgjegjësie për ne, por reflektimi për të gjithë për të pasur një marrëdhënie të re dhe një bashkëpunim të ri ndërmjet policisë dhe qytetarëve, edhe këtu në qarkun e Fierit.

Edhe njëherë faleminderit.

Tags: banoretefektivëtnjohinpoliciaprerëterrenurdhriXhafajtzbresë

TË LIDHURA

Beleri: Protesta e PD pa vlerë, as Shën Kozmai s’e mund Ramën!
Aktualitet

Beleri: Protesta e PD pa vlerë, as Shën Kozmai s’e mund Ramën!

18:33 | 15/05/2025
Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari
Aktualitet

Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari

18:30 | 15/05/2025
Samiti Europian sjell ‘bum’ rezervimesh në Tiranë, 90% e hoteleve të zëna
Aktualitet

Samiti Europian sjell ‘bum’ rezervimesh në Tiranë, 90% e hoteleve të zëna

18:28 | 15/05/2025
Next Post
Autobusi përplaset me karrotrecin, plagosen 6 persona

Autobusi përplaset me karrotrecin, plagosen 6 persona

Frika deri në palcë Trump, i kërkon Putin të…

Frika deri në palcë Trump, i kërkon Putin të...

Lajmi i keq për Shqipërinë, ky shtet kërcënon me rikthimin e vizës

Lajmi i keq për Shqipërinë, ky shtet kërcënon me rikthimin e vizës

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”
Bota

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

by mirseda
19:41 | 15/05/2025
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta...

Beleri: Protesta e PD pa vlerë, as Shën Kozmai s’e mund Ramën!

Beleri: Protesta e PD pa vlerë, as Shën Kozmai s’e mund Ramën!

18:33 | 15/05/2025
Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari

Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari

18:30 | 15/05/2025
Samiti Europian sjell ‘bum’ rezervimesh në Tiranë, 90% e hoteleve të zëna

Samiti Europian sjell ‘bum’ rezervimesh në Tiranë, 90% e hoteleve të zëna

18:28 | 15/05/2025
Zbarkon Europa, “zhduken” qytetarët, Tirana e boshatisur

Zbarkon Europa, “zhduken” qytetarët, Tirana e boshatisur

17:47 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com