Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Uran Kostreci rrëfen tmerret e komunizmit dhe krimet e Nexhmije Hoxhës

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Uran Kostreci rrëfen tmerret e komunizmit dhe krimet e Nexhmije Hoxhës

Nga Anxhela Ferra

Historia e Uran Kostrecit është një prej dëshmive më të forta për tmerret e komunizmit. Që prej burgosjes së babait, diskriminimit, pengesës për shkollim, “rrëmbimit të rinisë” burgosjes, muajt e gjatë në biruca, internimit. Është rrëfimi i të burgosurit të pafajshëm…

“Janë situata, kondita, tortura të paimagjinueshme, askush nuk arrin t’i kuptojë nëse nuk i ka përjetuar vetë.

Gjatë kohës së komunizmit na morën gjithë plaçkat, na nxorën nga shtëpia, vuajtëm shumë. Duhej që gjatë gjithë kohës të ishim duke u ruajtur. Mamaja rrinte në gatishmëri, ajo ishte përgjegjëse për mua dhe vëllain tim, sepse babain e arrestuan.

Që kur isha 6 vjeç, unë e perceptova komunizmin si përbindësh. Kjo pasi në një nga traket që na ka ardhur në atë kohë në shtëpi, ishte një si zog i madh, që ngjasonte me një përbindësh, në të cilin shkruhej me gërma të mëdha KOMUNIZËM. Unë kisha mësuar të lexoja pak nga disa murgesha, pasi në atë kohë jetonim në Korçë. Fëmijëria ime, ka qenë më e tmerrshme se burgu vetë. Edhe pse kam bërë 20 vite burg.

Unë ëndërroja të bëja diçka, por nuk dija se çfarë. Por, isha i bindur se ai sistem duhej të rrëzohej me patjetër, por të gjithë ne ishim të pafuqishëm.

Më shkoi mëndja për tu arratisur, por ishte shumë e vështirë pasi nuk e dija udhën. Që prej asaj kohe unë bëja shumë poezi kundër Enver Hoxhës, të cilat sigurohesha t’i fshihja mirë, sepse në të kundërt nuk e di çdo të ndodhte. Njëherë në lagje erdhi një spiun, e menjëherë një nga poezitë e mija u zhduk. Aty u frikësova shumë, edhe me ngut vendosa të arratisesha edhe pse nuk e dija rrugën.

Nëpërmjet liqenit, me not në 5 gusht ’61 u nisa të ikja. Por, më zunë e më dënuan 15 vjet. Me amnistinë e ’62-shit mu ulën 3 vite. Mirëpo, afro gjashtë muaj para se të dilja, më rrëmbyen aty në Burrel, e më dënuan 8 vjet për agjitacion dhe propagandë. Por dhe kjo nuk mjaftoi për ata. Ndaj më dërguan në Peqin dhe më internuan.”

Për Kostrecin ato muret e lagështa të burgu, shërbyen si një universitet. Pasi gjithë ato vite ai i shfrytëzoi më së miri, duke iu përkushtuar librave. U bë më i pjekur, mendimet iu zgjeruan më shumë, iu shtua dashuria për të bukurën dhe atë artin e mirë. Mirëpo, me çdo faqe më shumë që lexonte, më tepër i thellohej urrejtja ndaj sistemit. Ndaj çdo herë që në burg bëheshin mbledhje politike, ai me shumë delikatese, por me një pyetje therëse, ia përplaste në fytyrë gjithçka.

“Kjo ka qenë edhe arsyeja përse unë kam hyrë aq shumë në birucë. Nëse i mbledhim bëj më shumë se 2 vite e 8 muaj birucë. Ditën e parë të fusnin nja dy shqelma, e të lidhnin me zinxhirë për të lënë rreth 10 orë. Më pas të linin aty në çimento, në të ftohtë për 30 ditë e 30 net. Aty gjithçka ishte një luftë me vdekjen.”

Burgu e shkatërron ose e bën më të fortë një njeri. Kostreci ishte një nga ata të burgosur i cili pati fatin të dilte më i fortë, sepse kishte artin, besimin në Zot, letrat dhe shpresën e zhdukjes së komunizmit; të cilat e mbrojtën.

“Është e vërtetë, shumë njerëz kanë dalë më të fortë. Por, për fat të keq kishte të tjerë që ishin aksidentalë, apo fshatarë të cilin prisnin të liroheshin e luteshin çdo natë për këtë gjë. Mirëpo, unë nuk e prisja një gjë të tillë. Madje, gjithmonë iu thosha se sa të jetë komunizmi, ne do të jemi këtu. Lutjet i bëni që të bjerë komunizmi, ndryshe jemi të mbaruar.”

Për të njerëzit të cilët lavdërojnë kohën e komunizmit janë të çmendur. Sepse sado keq të jetë e tashmja, asnjëherë nuk mund të krahasohet me tmerret dhe krimet e bëra në komunizëm, prej Enver Hoxhës dhe bashkëshortes së tij, Nexhmijes.

“Ata janë njerëz të cilët nuk mund t’i shash, pasi iu kanë ikur trutë e kokës, janë vetëm për në çmendinë. Dhe kur i shoh që dalin nëpër televizione, kur shkojnë në varrin e Enver Hoxhës, më vjen keq për ta. Por, kur shoh që del Nexhmije Hoxha, nuk kam asnjë dëshirë që të dëgjoj gënjeshtrat e saj. Asnjë të vërtetë nuk thotë, janë të gjitha hipokrizi. Gabimi nuk është i saj, se ajo nuk ndreqet më, do të vdesë siç është. Por, faji qëndron tek ato televizione që venë dhe e marrin atë në intervistë. Pasi, në shumë veprime që ka bërë Enver Hoxha, ajo ka gisht.”

Gjatë kohës në burg, Kostreci qëllohet me armë në kokë, duke i lënë një shenjë për mos ta harruar kurrë. Teksa shumë mendojnë se kapela e republikës që 80-vjeçari mban gjithmonë është për të fshehur shenjën, ai e mohon këtë gjë.

“Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në faktin që unë mbaj kapelën në kokë. Unë e mbaj kapelën për nostalgji, pasi në të gjitha fotografitë që ishin në shtëpi, babai kishte pasur republikë para lufte.”

Edhe pse është 80 vjeç, Kostreci rrëfen për Tirana Today se shpirti i tij është ende në të 20-at, ashtu siç ishte para se të hynte në burg. Edhe pse torturat kanë qenë sistematike, ai thotë se nuk merr asnjë mjekim.

“Unë nuk jam martuar pikërisht për arsyen, se kur dola nga burgu isha 43, u bë dhe internimi e shkova 50 vjeç. Isha pa shtëpi, pa para, pa rroba, pa punë e pa shëndet tamam. Por, ka dhe një arsye tjetër, unë jam me shpirt poetik, ndaj nuk mund të martohesha me një martesë pleqërishte. Jam i vetëdijshëm që jam i moshuar, por unë prej natyre jam me shpirt të ri. Unë nuk kam kohë të plakem”-, mbyll rrëfimin ish-i burgosuri politik, teksa në dorë i digjet cigarja që nuk e largon asnjëherë. TIRANA TODAY

Tags: burgenver hoxhainternimekomunizemKrimeNexhmije HoxhaUran Kostreci

TË LIDHURA

Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh
Aktualitet

Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh

08:28 | 07/01/2026
Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!
Aktualitet

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’
Aktualitet

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Next Post
Ditë të vështira për Mavraj, ja çfarë i bën trajneri

Ekipi grek kërkon me çdo kusht Mavrajn, atje e pret Basha

A mund të rregullohen marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Turiqisë?

A mund të rregullohen marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Turiqisë?

Interi pret Crotonen, Spalletti: Të zhgënjyer nga premtimet e drejtuesve

UEFA ka frikë nga ata. Interi është si…







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten
Politikë

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

by mirseda
16:49 | 07/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten, më 9 janar, ministrat e kabinetit të tij në...

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Zyrtare, e ardhmja e Sylvinho, FSHF merr vendimin për rinovimin

Zyrtare, e ardhmja e Sylvinho, FSHF merr vendimin për rinovimin

16:17 | 07/01/2026
Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar

Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar

14:34 | 07/01/2026
Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

14:29 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com