Presidenti i La Liga duket se nuk dorëzohet me sulmet e tij ndaj Interit. Pas fjalëve të përpara disa ditëve ku Javier Tebas, as më shumë e as më pak, por Presidenti i La Liga sulmoi hapur Interin duke e quajtur “një klub që përdor marifete të pista për të arritur qëllimet e saj në merkato dhe që nuk respekton FPF”, ai sot ka lëshuar një deklaratë tjetër.
I intervistuar nga Mundo Deportivo, Tebas rikthehet të sulmojë Interin dhe jo vetëm për sa i përket merkatos por edhe për gjëra të tjera kësaj radhe.
Ja fjalët e tij: “Unë jam pesimist. Pesimist sepse përtej këtij rasti (sanksionet kundër PSG) nuk e shikoj UEFA-n që përballet me problemin ashtu siç duhet. Duket sikur ka frikë. Demin duhet ta kapësh prej brirësh. Ndryshe është i pakapshëm, të merr përpara. Nuk flasim më vetëm për PSG apo Manchester City, tani edhe Interi ashtu si e kemi parë në rastin e Modric është si ato.
Nuk ka nevojë që prapa një skuadre te jetë një shtet i fuqishëm, mjafton te jetë një kapital i madh nga prapa dhe mund të arrish gjera. Krijojnë inflacion dhe nuk respektojnë kompeticionet dhe rregullat ashtu siç janë. Ne në La Liga po. Këtë vit do të punoj shumë për këtë çështje.”